Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Djali sulmon babain me thikë

Tetovë: Djali sulmon babain me thikë

Tetovë, 14 Mars – Tetovari A.A.(47) është sulmuar fizikisht nga djali i tij S.A.(22) me thikë.

Tetovari A.A.(47) është lënduar në dorën e djathtë pasi mbrëmë në orën 18:40 minuta fizikisht është sulmuar nga djali i tij S.A.(22) me thikë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Sipas informatave nga SPB-Tetovë njoftuanë se policia e ka arrestuar djalin, i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar dhe në kordinim me prokurorin publik, S.A. është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe i është marrë thika për ekspertizë.

“Sipas informatave të para, arsyeja e sulmit fizik ka qenë mosmarrëveshjet e mëparshme familjare, ndërsa policia ka ndërmarë masa dhe aktivitete për ndriçimin e tërësishëm të rastit”, tha Josifovski. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *