Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Beteja me xhelatët deri në vdekje (VIDEO)

Thaçi: Beteja me xhelatët deri në vdekje (VIDEO)

Tetovë, 11 Mars – Pas takimit të sotëm me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, znj.Kristine D. Althauser, Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mbajti konferencë për shtyp lidhur me situatën aktuale politike në vend, me ç’rast u prononcua edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve:

Në pyetjen gazetareske lidhur me materialet e publikuara për PDSH-në, Kryetari u përgjigj:

“Asgjë e pa pritur nga ana ime, një petardë e xhelatëve të shqiptarëve 60-70 vjet siç është LSDM-ja dhe Zaevi, një bisedë komplet e konstruktuar dhe e montuar, kjo nuk më bën aspak përshtypje dhe vetëm mund tu them shqiptarëve se beteja politike me xhelatët e shqiptarëve do të vazhdojë deri në vdekje. Vota e PDSH-së për ta prishur Strumicën nw komisioni shtetërorë kanë qenë publike dhe të hapur, po e njëjta votë e VMRO-së ka qenë publike dhe e hapur për ta prishur Çairin dhe për ta shpallur falsifikimin e zgjedhjeve”. Do të jetë qesharake, siç ç’do gjë qesharake, Ali Ahmeti dhe BDI-ja janë të qetë se kanë bërë pakt me Zaevin se nuk dalin, ai tjetri do t’ua nxjerr, të jenë të sigurt, unë e dini se nuk dua të përmendi gjyqe, prokurori e kështu me radhë, shumë shpejt do të fillojë gjyqi dhe prokuroria, për shkak se pala tjetër është shumë e interesuar për ti nxjerr këta të BDI-së, besoj se kjo do të jetë edhe një proces i pa përfunduar si duhet në aspektin e drejtësisë”, tranmseton Televizioni Koha.

Në pyetjen gazetareske se është zëri i publikuar autententi, Kryetari u përgjigj:

“Por zëri a e din çka bëjnë këta, zëri autentik i imi është të flas me ty e pastaj heqin një fjali dhe pastaj e bartin me këtë gazetarin tjetër, mandej një fjali tjetër e ndërpresin, për shkak se biseda është totalisht e konstruktuar, lutja nga ana e VMRO-së është që: ne do tu ndihmojmë ta prishim Çairin dhe të shpallet falsifikati dhe ju do të na ndihmoni për Strumicën, kaq”, tranmseton Televizioni Koha.

Në pyetjen gazetareske a keni pasur takime me Nikola Gruevskin pas aferës, Kryetari u përgjigj:

“Jam takuar me kryeministrin dy herë, unë kam pasur shumë interesim të flas për çështjet integruese, qw janë shumë të rëndësishme, po ashtu për raportet ndëretnike dhe marrëdhëniet ndëretnike. Për bisedat tjera është pak herët tu flas, do tu flas shumë shpejt, nuk shkon as 2-3 javë deri 1 muaj”, tranmseton Televizioni Koha.

Në pyetjen gazetareske se deri ku ka shkuar dosja “Kreator”, Kryetari u përgjigj:

“Por njëherë i kam paditur në 2007, tash besoj se kjo do të bëhet pjesë e procesit të madh gjyqësor, megjithatë unë e di pse LSDM-ja nuk e pranon propozimin e PDSH-së. Ne kemi propozimin qw të krijojmë një komision anketues dhe komisioni anketues prej vitit 1992 të merret me këto çështje dhe këto çështje të përfundojnë në prokurori. Po të krijohet ky komision anketues LSDM-ja është e vetëdijshme se çka u ka bërë shqiptarëve, VMRO-ja do të del engjëll, kurse ata do të dalin dreq e shejtanë. Sa vrasje, sa burgosje, dhe unë mërij në këtë moshë, që më vjen turp ta shikoj në “TOP NEWS” të më del Lubomir Fërshkovski si analist, kriminel dhe gjakpirës, prej Ladorishtit, Bitpazarit, e kështu me radhë”, tranmseton Televizioni Koha.

Në pyetjen gazetareske se a do të ketë epilog gjyqësor, Kryetari u përgjigj:

“Jo të drejtë, do të ketë epilog gjyqësor, por epilogu gjyqësor nuk do të jetë i drejtë. Mendoj se këtu gjithkush gjithkënd e ka përgjuar përveç PDSH-së që nuk është pjesëmarrëse në këto lojëra, normalisht se është përgjimi edhe nga brenda. Këta që kanë arritur një pjesë të këtyre përgjimeve ti sigurojnë, e më pastaj bëjnë konstruktime dhe montazhe të ndryshme që u konvenojnë dhe ky proces përfundon me një situatë jo të drejtësisë dhe jo të korrektësisë”, tranmseton Televizioni Koha.

Në pyetjen gazetareske lidhur me propozimin e PDSH-së, Kryetari u përgjigj:

“Po unë nuk vërej ndonjë mos pranim të ndërkombëtarëve për propozimin e PDSH-së. Ne si parti më e shkelur, me e ndjekur dhe më e survejuar, që s’kemi marrë pjesë në këto survejime, kemi kërkuar që ta drejtojmë komisionin parlamentarë, por në të njëjtën kohë kemi kërkuar që të kemi ekspert ndërkombëtarë, ndihmës të këtij procesi dhe ky proces të bëhet kredibil, por gjithë të tjerët këtë nuk e pranojnë, qoftë VMRO-ja, qoftë LSDM-ja, qoftë BDI-ja, për shkak se janë të implikuar”, tranmseton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *