Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Betohem me vdekje se Zaev nuk ka dosje për mua dhe bashkëpuntorët e mi (VIDEO)

Thaçi: Betohem me vdekje se Zaev nuk ka dosje për mua dhe bashkëpuntorët e mi (VIDEO)

Tetovë, 10 mars – “Absolutisht, absolutisht me vdekje jam i sigurt që s’ka materiale të tilla korruptive as për mua as për bashkëpunëtorët. Për mua vetë, se nuk i bëj dhe e dyta se kam shumë përvojë të madhe. 22 vjet punoj dhe ata 22 vjet më përgjojnë dhe tash nuk ka ngelur një vogëlush i Strumicës, që e ka rrezitë tepër dielli, që ai të vijë të zbulojë afera të tilla te PDSH-ja dhe te unë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, është betuar se Zoran Zaev nuk ka asnjë fakt komprementues në aferën e tij të përgjimi ndaj tij dhe as për bashkëpuntorët e tij. Këtë e deklaroi mbrëmë në emisionin Mejdani në Televizionin Koha lideri opozitar menduh Thaçi i pyetur për Bombat e Liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Absolutisht, absolutisht me vdekje jam i sigurt që s’ka materiale të tilla korruptive as për mua as për bashkëpunëtorët. Për mua vetë, se nuk i bëj dhe e dyta se kam shumë përvojë të madhe. 22 vjet punoj dhe ata 22 vjet më përgjojnë dhe tash nuk ka ngelur një vogëlush i Strumicës, që e ka rrezitë tepër dielli, që ai të vijë të zbulojë afera të tilla te PDSH-ja dhe te unë”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Në lidhje me aferën e përgjimeve kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, tha se kjo është marrëveshje që e kanë partitë politike maqedonase për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet që i kanë shqiptarët.

“Fillimisht dukej se afera është e orientuar kundër Qeverisë VMRO-BDI, mirëpo pastaj shumë shpejt doli në skenë një tentativë e re që tek shqiptarët, partia që është në opozitë, partia e fuqishme, PDSH-ja me çdo kusht të relativizohet me partinë tjetër shqiptare që është në Qeveri. Kjo shkaktoi disa shqetësime sidomos te opinion publik dhe te njerëzit që e mbështesin PDSH-në dhe dalëngadalë filluan të dalin informacione se ka diçka edhe për PDSH-në, ka përgjime për PDSH-në, ka kështu për PDSH-në”, tha i Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Në emisionin Mejdani, Thaçi shpalosi dosjen e përgjimit që i ka bërë Vershuveski kur ka qenë shef i shërbimit sekret ndaj tij dhe familjes së tij, duke shtuar se aferat e përgjimit janë bërë në kontinuitet gjatë gjithë kohës në Maqedoni. Madje Thaçi ka thënë se i është përgatitur edhe atentat.Kryetari i PDSH-së tha se pas aferës së përgjmieve pret që të ketë zhagitje të ndryshme që nuk është në të mirë të zgjidhjes së situatës. Thaçi në këtë emision ka thënë se Zaevi asnjëherë nuk do të publikojë asgjë që do ta komprementojë BDI-në.

Ai poashtu ka demantuar të gjithë zërat se partia që drejton ai është nën kontroll të VMRO-DPMNE-së apo Mijallkovit.

“Nuk është e vërtetë se takimin e parë e kam bërë në Sushiko, por e kam bërë në Plloshtad, në Shkup, në Trend e kam pas jaknen në qafë pa truproje, kisha 14 shokë me vete dhe jam ulë në tarracë te kafiqi qendror, nuk ka pse të fshihem. Ky komunikim ka vazhduar në mënyrë shumë permanente dhe parimore. Po tash këta spiunët e UDB-së e bëjnë se ka qenë gjithçka fshehtë. Ju e dini ka pas më pak 5 komunikata publike se ne bisedojmë seriozisht me VMRO-në për të krijuar qeveri të përbashkët pas vitit 2014 dhe është i informuar opinion për gjithë këto bisedime. Nuk ka asgjë negative në këtë vetëm një transparencë në punën tonë që e kemi pas permanente”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Në mes tjerash, Thaçi ka thënë se Zaevi nuk ka fakte as për rastin Monstra e as për vrasjen e Harun Aliut. Emisioni Mejdani ka nxitur reagime në opinion dhe mënjëherë pas emisionit gjatë ditës së sotme intervista e Thaçit është cituar në shumë portale dhe mediume në vend dhe jashtë.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *