Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Dialog i mirëfilltë dhe trajtimi i çështjeve të shqiptarëve

Thaçi: Dialog i mirëfilltë dhe trajtimi i çështjeve të shqiptarëve

31 mars-Në këtë drejtim, zgjidhja e çështjes se emrit me Greqinë dhe integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike do të siguronte stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e shtetit të Izraelit për Maqedoninë me seli në Jerusalem, Dan Orian

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, për proceset integruese, si dhe për tema të tjera rajonale.

Kryetari Thaçi në takim vlerësoi se me situatën e krijuar në vend dhe me bllokimin e procesit integrues gjendja në Maqedoni dita-ditës po vështirësohet, andaj rivendosja e dialogut të mirëfilltë politik dhe trajtimi i çështjeve kryesore si: procesi integrues, raportet ndëretnike, të drejtat e shqiptarëve, analiza e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjyqësia, çështja e mediumeve dhe funksionimi i mirëfilltë i institucioneve shtetërore, është më se e nevojshme.

Në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, kryetari Thaçi e siguroi bashkëbiseduesin se PDSH dhe shqiptarët e Maqedonisë nuk do të bëhen pre e provokimeve të ndryshme, pasi që shqiptarët kudo në rajon i mbështesin zhvillimet progresive, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me fqinjët dhe me të gjitha shtetet demokratike.

Në këtë drejtim, zgjidhja e çështjes se emrit me Greqinë dhe integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike do të siguronte stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Ambasadori i Izraelit Orian pasi shprehu kënaqësinë për takimin, e siguroi Kryetarin se ai do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve përfshirë këttu dhe bashkëpunimin me shqiptarët, si dhe shprehu kënaqësinë që ta ftojë kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaci për vizitë zyrtare në Jerusalem.

Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi, me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *