Home / Lajme / Maqedoni / Thaci në Strugë: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së, në qeveri (VIDEO)

Thaci në Strugë: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së, në qeveri (VIDEO)

Strugë, 15 Mars – Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi nga Struga, ku mori pjesë në hapjen e zyrës së re të kësaj partie, konfirmoi zërat se partia e tij aktualishtë po zhvillon bisideme me kryeministrin Nikolla Gruevski, për t’u bër pjesë e qeverisë.

’’Bisedojmë me kryeministrin, por ende nuk kemi mbërri në atë pikë. Janë shumë tema të cilat bisedohet dhe nuk është korrekte para se të përfundojnë këto bisedime me nxierr’’ tha Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë, i pyetur se cili do të jetë qëndrimi i PDSH-së, në rast se këto bisedime konkretizohen, ai potencoi se këtë qëndrim nuk do t’i shpall para gazetarëve pa u konsultuar njëherë me kryesinë e partisë.

’’Mirëpo, mund ta keni parasysh ne kemi dy prioritetet shumë të mëdha sëpari procesin integrues dhe cëshjtejen e platformës politike, të tjerat janë më të lehta. Nuk është korrekte që pa përfunduar bisedimet të thuhet se kush do të jetë ministër, apsolutisht nuk kemi arritur deri aty. Politikisht dihet se cilat janë qëndrimet tona’’tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë, në lidhje me publikimin e bisedave të plota ndërmjet tij dhe Mialkovit, Lideri i PDSH-së, kërkoi falje për fjalorin e përdorur në to, ndërkohë referuar atyre që publikoi lideri i LSDM-së të cilin e porteretizoi si vogëlushi, tha se ato janë të pavërteta.

’’Mua më vjen keq për fjalorin që paraqitet dhe unë do të flas drejt, ato sharje janë të vërteta, nuk mund ti iki të vërtetës. Megjithatë është pjesë e një emocioni të fuqishëm, të një luftë të fuqishme që kemi si parti dhe si drejtues për ta mbrojtur platformën e partisë, të tjerat cfarë thotë ai vogëlushi janë tërësisht të pavërteta’’, tha ai, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë, edhe në këtë dalje ashtu sic ka premtuar para disa kohësh në Strugë, Menduh Thaci nuk preferoi të komentoj për kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kongresin që ka paralajmëruar ai.’’Ka kohë që nuk mendoj për të’’ përfundoi Thaçi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *