Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi në takim me ekspertin amerikan, Janusz Bugajski

Thaçi në takim me ekspertin amerikan, Janusz Bugajski

31 mars-
Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi integrues dhe të drejtat e shqiptarëve janë shqetësime reale të miqve të shqiptarëve dhe të Maqedonisë.

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi mbrëmë në Shkup realizoi takim me mikun e vjetër të tij, me Zyrtarin e Lartë të Qendrës për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA), z.Janusz Bugajski, me ç’rast u diskutua për çështjet aktuale në vend dhe në rajon.

Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi integrues dhe të drejtat e shqiptarëve janë shqetësime reale të miqve të shqiptarëve dhe të Maqedonisë. Lidhur me situatën në vend, z.Bugajski e përshëndeti politikën konstruktive të Partisë Demokratike Shqiptare.

Bashkëbiseduesit gjithashtu ranë dakord që në vizitën e ardhshme të Bugajskit të realizohet një intervistë e zgjeruar me Kryetarin e PDSH-së, z.Menduh Thaçi lidhur me situatën në vend dhe në rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *