Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Nuk kemi mbri tek negociatat për qeveri (VIDEO)

Thaçi: Nuk kemi mbri tek negociatat për qeveri (VIDEO)

Tetovë, 19 mars – “Nuk kam thënë se negociojmë por ne bisedojmë me VMRO-në, dhe fjalia ime që sot vërtetohet është se ende nuk kemi mbërri tek kjo temë e mundësisë së hyrjes së PDSH-së në qeveri. Sot sërish e përsëris të njëjtën fjali, jemi shumë larg kësaj teme shkaku sepse sinqerisht nuk vërej ende ndonjë qasje serioze të qeverisë së Maqedonisë për ta debllokuar procesin integrues”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ndryshon qëndrimin lidhur me mundësinë e përfshirjes së PDSH-së në qeveri. Ai tha se sot se nuk ka negociata, por bisedime të cilat duken larg realizimit për shkak të qasjes jo serioze të qeverisë për zhbllokimin e procesit eurointegrues.

“Nuk kam thënë se negociojmë por ne bisedojmë me VMRO-në, dhe fjalia ime që sot vërtetohet është se ende nuk kemi mbërri tek kjo temë e mundësisë së hyrjes së PDSH-së në qeveri. Sot sërish e përsëris të njëjtën fjali, jemi shumë larg kësaj teme shkaku sepse sinqerisht nuk vërej ende ndonjë qasje serioze të qeverisë së Maqedonisë për ta debllokuar procesin integrues”, deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Megjithatë Thaçi tha se ka indikacione serioze për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit Integrues, duke shtuar se partia e tij do të përkrah qeverinë pa rezervë, vetëm nëse ajo përkushtohet seriozisht për zhbllokimin e procesit integrues dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Sa i përket zgjidhjes së krizës politike, Thaçi ka deklaruar se kjo duhet të kapërcehet përmes komisionit parlamentar, sepse epilog juridik nuk do të ketë asnjëherë, ashtu siç nuk kishte edhe në të kaluarën për çështje tjera.

“Çështja e përmbylljes juridike të kësaj situate do jetë e përgjysmuar, shumë qytetarë dhe aktor që marrin pjesë në këtë do të jenë tërësisht të pakënaqur me atë vendim. Unë mendoj se propozimi i PDSH-së për komision anketues dhe ky komision të krijoj një situatë kredibile për ato institucione që do të marrin vendime është propozimi më i mirë”, u shpreh Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Këto komente Thaçi i bëri pas takimit me Ambasadorin amerikan Xhes Bejli në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *