Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi sot në Kosovë tek Haradinaj

Thaçi sot në Kosovë tek Haradinaj

12 mars-Në qendër të vëmendjes së këtij takimi pritet të jenë zhvillimet që kanë të bëjnë me përgjimet në Maqedoni, ku një nga protagonistët është edhe Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi sot po qëndron në Prishtinë, ku pritet të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmi për këtë vizitë dhe takime të tjera është paralajmëruar nga shërbimi për informim i kësaj partie përmes një komunikate për media.

Në qendër të vëmendjes së këtij takimi pritet të jenë zhvillimet që kanë të bëjnë me përgjimet në Maqedoni, ku një nga protagonistët është edhe Thaçi.

Ai ditë më parë akuzoi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev lidhur me paralajmërimet për përgjimet e zyrtarëve dhe liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se kjo përbën një skandal shtetëror.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *