Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin e Turqisë

Thaçi takoi ambasadorin e Turqisë

25 Mars – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot në selinë e tij priti ambasadorin turk Omyr Sholendil

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot në Shkup takoi Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend Omyr Sholendil.
“Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe rajon, për proceset integruese, si dhe tema të tjera me karakter politik.
Fillimisht Kryetari Thaçi falëmnderoi ambasadën turk dhe shtetin e Turqisë për ndihmën e çmuar, të gjithanshme dhënë Maqedonisë, në veçanti për mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si dhe e uroi ambasadorin Sholendil për emërimin e tij si Ambasador i Turqisë në vend.
Ambasadori Sholendil u njoftua me qëndrimet politike të PDSH-së dhe pasi shprehu kënaqësinë për takimin e përgëzoi Kryetarin Thaçi për qasjen konstruktive të PDSH-së lidhur me zhvillimet në vend, e sidomos me çështjen e integrimit të vendit”, theksohet në komunikatën e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *