Home / Lajme / Maqedoni / Tre persona bien në rezervuarin e naftës I shpëtuan vdekjes

Tre persona bien në rezervuarin e naftës I shpëtuan vdekjes

23 mars- I pari që kishte tentuar të pastrojë këtë rezervuar ka humbur vetëdijen dhe ka rënë poshtë, ndërsa më pas babai ka tentuar ta shpëtojë por edhe ai humb vetëdijen, ndërsa edhe fqiu në këtë tentim pësoi të njejtin fat, njofton Tv Koha.

Tre persona nga fshati Çegran kanë shpëtuar për mrekulli duke tentuar të shpëtojnë njëri tjetrin në një rezervuar për naftë. I pari që kishte tentuar të pastrojë këtë rezervuar ka humbur vetëdijen dhe ka rënë poshtë, ndërsa më pas babai ka tentuar ta shpëtojë por edhe ai humb vetëdijen, ndërsa edhe fqiu në këtë tentim pësoi të njejtin fat, njofton Tv Koha.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19.00 në afërsi të pompës së benzinës “Ilirida-Dritan”, në fshatin Çegran pronë e 57 vjeçarit SH.A nga ky fshat, ka ndodhur fatkeqësi e cila për pak do të mund të shndërohej në tragjedi.

Djali I pronarit G.A e ka hapur kapakun e metaltë të rezervuarit të zbrazët për derivate të naftës dhe me shkallë ka dashur të ëlshohet në brendi të rezervuarit për ta pastruar. Por me siguri era e rëndë ka humbur vetëdijen dhe ka rënë poshtë. Për ta ndihmuar më pas ka hyrë babai I tij por edhe ai ka humbur vetëdijen, si dhe fqiu I tij N.A 51 vjeçar I cili ka tentuar të shpëtojë babë e birë, transmeton Tv Koha.

Së shpejti, pjesëtarë të Policisë së Tetovë dhe zjarrfikësit e Gostivarit I kanë nxjerrë që të tre nga rezervuari dhe I kanë dërguar në Spitalin e Gostivarit, ndërsa më pas janë dërguar në klinikën për Toksikologji në Shkup. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Në vendngjarje hetime kanë bërë policia, prokuori publik dhe inspektorë të punës të cilët punojnë në zbardhjen e rastit. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *