Home / Lajme / Maqedoni / Tre të vdekur në aksin rrugor Kërçovë-Manastir

Tre të vdekur në aksin rrugor Kërçovë-Manastir

16 mars-
Gjatë aksidentit me plagë të rënda dolën edhe F. I (31) nga Prilepi, i cili pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin e Kërçovës, u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Prilep. Me plagë më të lehta kaloi J. K (30) nga Prilepi, e cila pas ndihmës në spitalin e Kërçovës është lëshuar në kurim shtëpiak.

Tre veta humbën jetën në aksidentin e rëndë të komunikacionit që të shtunën në orën 13 ngjau në rrugën regjionale Kërçovë-Demir Hisar, në afërsi të fshatit Belicë. Në vend ngjarje vdiqën Rexhep M. (58), gruaja e tij Sanija M. (47) dhe i biri i tyre, Rejhan M. (25) të gjithë nga fshati Lisiçan i Kërçovës. Ata ndodheshin në automobilin Volksvagen Polo me targa të Kërçovës.

Gjatë aksidentit me plagë të rënda dolën edhe F. I (31) nga Prilepi, i cili pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin e Kërçovës, u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Prilep. Me plagë më të lehta kaloi J. K (30) nga Prilepi, e cila pas ndihmës në spitalin e Kërçovës është lëshuar në kurim shtëpiak. Ajo, bashkë me F. I. ndodheshin në automobilin Mercedes me targa të Prilepit.

Aksidenti ndodhi gjatë tejkalimit të veturës Mercedes e drejtuar nga F. I, e cila lëvizte nga drejtimi i Manastirit dhe në vendin kritik në afërsi të fshatit Belicë ngjau ndeshje me pjesën e parë të majtë të veturës Mercedes me pjesën e parme të veturës Volksvagen Polo. Nga forca e goditjes vetura Volksvagen rrëshqet nga rruga në anën e djathtë dhe është përmbysur në kanal. Në vendngjarje është kryer ekspertiza nga prokurori i Gjykatës Themelore të Kërçovës si dhe ekipe policore nga stacioni policor për siguri të komunikacionit në Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *