Home / Lajme / Maqedoni / Tribunë e VMRO-DPMNE-së në Shkup

Tribunë e VMRO-DPMNE-së në Shkup

15 mars-“Opinioni mbarë shtetin do të ketë mundësi t’i dëgjojë pozitat e partisë për disa tema dhe sfida aktuale, do të dërgohen porosi të qarta për atë për çka angazhohet dhe për atë që planifikon ta realizojë në periudhën e ardhshme”, qëndron në tekstin e publikuar në ueb faqen e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja sot në mesditë do të mbajë tribunë, ku do të mbajnë fjalim lideri i partisë dhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe anëtarë tjerë të partisë.
Sipas informatave nga VMRO-DPMNE-ja, iniciativa për këtë tubim, që do të mbahet në QS “Boris Trajkovski” ka ardhur nga komitetet komunale.
“Opinioni mbarë shtetin do të ketë mundësi t’i dëgjojë pozitat e partisë për disa tema dhe sfida aktuale, do të dërgohen porosi të qarta për atë për çka angazhohet dhe për atë që planifikon ta realizojë në periudhën e ardhshme”, qëndron në tekstin e publikuar në ueb faqen e VMRO-DPMNE-së.
Hyrja në sallën “Boris Trajkovski është e lirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përkrahësit dhe simpatizantët e partisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *