Home / Lajme / Maqedoni / URIMI I KRYETARIT BEJTA PËR 7 MARSIN, DITËN E ARSIMIT SHQIP

URIMI I KRYETARIT BEJTA PËR 7 MARSIN, DITËN E ARSIMIT SHQIP

07 Mars – Të punosh një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit dhe historisë

Shumë të dashur mësimdhënës dhe punëtorë të arsimit,
Të punosh një profesion kaq të shenjtë nuk është vetëm privilegj por është edhe një përgjegjësi e madhe para kombit dhe historisë. Nga duart tuaja janë kalitur bijtë dhe bijat tona më të mira që ishin shpirti dhe mëndja e popullit tonë. Sot, përsëri Ju keni në dorë privilegjin dhe përgjegjësinë për të ndërtuar një gjeneratë të ditur, të përgjegjshme dhe profesionale e cila do t’ju paraprijë proceseve shoqërore, kombëtare dhe do të jetë e aftë për të ndërtuar të ardhmen për brezat që do të vijnë.
Duke u përkulur para sakrificës dhe punës së palodhshme të të gjithë mësimdhënësve ndër breza, Ju uroj 7 Marsin, këtë ditë të shenjtë dhe madhështore.

Me shumë respekt,
Nevzat Bejta

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *