Home / Lajme / Rajon / Veteranët e UÇK-së të hënën në protesta

Veteranët e UÇK-së të hënën në protesta

Prishtinë, 28 Mars – Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, përmes rrjetit social Facebook ka bërë me dije se nesër në orën 12:00, do të mbajnë konferencë ku do të tregojnë edhe për protestën e së hënës.

Ai po ashtu, ka kërkuar nga bashkëluftëtarët e tij që të mos u bijen pre e mashtrimeve.

Ja edhe postimi i plotë i kryetarit të Këshillit për mbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së:

TË NDERUAR BASHKËLUFTAR TË MI

Desha tu drejtohem me një letër para demonstratës e cila dotë mbahet ditën e hënë.

Ne kryesia e këshillit edhe pse ju kemi njoftuar paraprakisht për protestë, nesër do të mbajm një konferenc për media në orën 12.00 ku do tu njoftojm më gjerësisht rrjedhën e demonstratës.

Andaj në emrin tim kërkoj nga të gjithë ju që sa më shumë ti njoftoni bashkëluftarët që të jenë pjesë e demonstratës që do të mbahet ditën e hënë.

Kërkoj nga të gjithë ju që mos të bieni pre e mashtrimeve,nga individ të ndryshem të cilet do të mundohen që tu mashtrojn se do ti gëzoni të drejtat dhe nuk keni arsye ti përgjigjeni protestës,duhet njëher e përgjithmon ta kuptoni se këto do të jenë mashtrimet e tyre të radhës.

Ne si këshill jemi themeluar në vitin 2008 të paknaqur me gjendjen e veteranëve dhe të gjithë ju jeni deshmitar se qysh prej asaj kohe janë këta njerëz të cilët u kanë thënë se mos I përkrahni protestat sepse të drejtat do ti gëzoni shpejt, por sot jemi në vitin 2015 edhe vlersoni vet se a është dashur tu besohet fjalëve dhe premtimeve të tyre dhe a duhet tu besohet edhe sot.

Ne shumica e anëtarëve të këshillit jemi invalid të luftës të UÇK-së dhe I gëzojm të drejtat dhe çdo dit po luftojm për bashkëluftarët tanë veteran që ti gëzojn të drejtat sepse nuk po e ndiejm vehten rehat kur veteranët e luftës sot e 16 vite nuk gëzojn asnjë të drejt ligjore pra prej perfundimit të luftës e deri më sot ata që u sakrifikuan për lirinë e vendit janë harruar nga shteti.

Këto institucione qysh prej përfundimit të luftës e deri më sot punuan për tu krijuar kushte kriminelëve serb të cilët luftuan kundër popullit shqiptar vranë e masakruan vllezërit tanë dogjën e shkatërruan pasurit tona dëbuan plaqkiten e torturuan gjithë shqiptaret.Sot ata I gëzojn të gjitha të drejtat nga ky shtet kanë madje edhe ministrin për kthim ku miliona euro ndahen nga qeveria e Kosovës për kthimin e kriminelëve, gjithqka që kërkojn këta u plotësohen kërkesat e tyre.

Peraonalisht kërkoj nga ju që mos të heshtim ti kërkojm të drejtat ligjore ne na ndajn dy rrugë njëra është rruga që ta ngrisim zërin për të drejtat tona sepse ndryshe nuk mund ti gëzojm këto ose të heshtim pra rrugë tjeter nuk kemi andaj kërkoj që ta kuptoni këtë dhe të bëni çmos që ti përgjigjeni sa më shumë që është e mundur kësaj demonstrate pra rrugë tjetër nuk kemi.

Krejt në fund po ju betohem se do të jam zëri I juaj do ta zbatoj kërkesën tuaj dhe ju garantoj se para jush unë jam në gjendje të sakrifikohem sepse mu është bërë jeta monotone me padrejtësit që na janë bërë neve çlirimtarëve.

Sa më shumë që të merrni pjes fizikisht ne ket demonstrate efekti do të jet I madh dhe I suksesshëm e kuptoj gjendjen e të gjithë juve ekonomik mirpo duhet bërë të pamunduren që të jemi bashk.

Mos u besoni më njerzëve që na mashtruan gjatë gjithë ktyre viteve ata janë milioner dhe po ju konvenon kështu.

Me respekt për të gjithë jTë hënën protestojnë veteranët, nesër bëhen publike detajet

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeiriq, përmes rrjetit social Facebook ka bërë me dije se nesër në orën 12:00, do të mbajnë konferencë ku do të tregojnë edhe për protestën e së hënës.

Ai po ashtu, ka kërkuar nga bashkëluftëtarët e tij që të mos u bijen pre e mashtrimeve.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *