Home / Lajme / Rajon / Vetëvaret shqiptarja 20 vjeçare, nënë e foshnjes të sapolindur

Vetëvaret shqiptarja 20 vjeçare, nënë e foshnjes të sapolindur

07 Mars – Një 20-vjeçare, nënë e një foshnje të sapolindur, ka humbur jetën sot në Elbasan, pasi është flijuar në rrethana depresioni.

Vetëvaret shqiptarja 20 vjeçare, nënë e foshnjes të sapolindur
Një 20-vjeçare, nënë e një foshnje të sapolindur, ka humbur jetën sot në Elbasan, pasi është flijuar në rrethana depresioni.

Silvana Bitri, 20 vjeçe, me banim në qytetin e Elbasanit, nënë e një fëmije disajavësh, dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes, në kushte të rënda depresioni duke u vetëvarur në ambientet e një magazine pranë shtëpisë së saj.

Viktima u gjet nga familjarët e saj, të cilët njoftuan policinë dhe u përpoqën t’a shpëtonin, por gruaja e re nuk jetonte më.

Policia e Elbasanit tha se “depresioni dyshohet se e ka çuar viktimën të ndërmarrë një akt të tillë vetëvrasës”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *