Home / Lajme / Maqedoni / VMRO akuza Zaevit për përgjimet (VIDEO)

VMRO akuza Zaevit për përgjimet (VIDEO)

Shkup, 19 mars – Të njëjtit gjyqtarë nga LSDM-ja e kanë udhëhequr procesin e privatizimit dhe 200 mijë njerëz ngelën pa vendet e tyre të punës.Inçizimet e krijuara të Zaevit nuk do të fshehin atë që të gjithë qytetarët e dijnë dhe e mbajnë mend”, thuhet në reagimin VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja sot ka reaguar ndaj pres konferencës së kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.

“Zoran Zaev gjithnjë e më shumë tregon se ndodhet në një kaos politik, i shtypur nga paralajmërimet e mëdha dhe rahjet gjoks nga njëra anë dhe mosrealizimit të premtimeve dhe efekteve të treguara para anëtarësisë së tij nga ana tjetër. Zoran Zaev, është i ngarkuar me procedurat hetimore që janë ndaj tij për kriminalitet dhe sjellje joligjore dhe vijon të punojë për interesa të huaja dhe shpreson se në këto telashe që ka hy vet me veprime kundërlogjore dikush tjetër do ta shpëtojë. Krahas kësaj, Zaev mendon se ai vetë ndodhet në telashe dhe arsyetimin e gjen që edhe të tjerë të involvojë tërë shtetin apo edhe tërë partinë e tij. Ai vijon që ta dëmtojë shtetin dhe këtë e bën në mënyrë të vetëdijshme, vetëm që t`ua ul rëndësinë kriminaliteteve të tij dhe veprimeve kundërligjore. Konstruksionet dhe montimet nuk do ta shpëtojnë atë. Dëshirojmë që ta rikujtojmë opinionin se në ditën kur në Parlamentin e Maqedonisë me presione politike nga komisionet kadrovike të LSDM-së ishin zgjedhur 167 gjyqtarë dhe disa prokutorë.të rikujtojmë vetëm në Lençe sofonievska, familjen Medarovski, nënën e Karolina Asterud, Dane Iliev, Branko Naumovski, Iljana Ingilizova dhe shumë të tjerë që ishin zgjedhur për atë se bashkërshortet e tyre, fëmijët, partnerët e biznesit ishin anëtarë të LSDM-së. Të njëjtit gjyqtarë nga LSDM-ja e kanë udhëhequr procesin e privatizimit dhe 200 mijë njerëz ngelën pa vendet e tyre të punës.Inçizimet e krijuara të Zaevit nuk do të fshehin atë që të gjithë qytetarët e dijnë dhe e mbajnë mend”, thuhet në reagimin VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *