Home / Lajme / Maqedoni / VMRO: LSDM synon pushtetin pa vota

VMRO: LSDM synon pushtetin pa vota

18 mars-“Është e qartë se LSDM-ja nuk përzgjedh mjete dhe vazhdon të punojë për interesa të huaja në dëm të interesave të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja sot ka reaguar ndaj pres konferencës së LSDM-së në Strumicë.Me këtë rast partia e Gruevskit ka akuzuar sërish partinë e Zaevit se vazhdon të publikojë materiale të montuara dhe sajuara. Sipas VMRO-DPMNE-së vijohet që të punohet sipas një skenari të huaj dhe të vijnë në pushtet pa përkahje të qytetarëve. “Edhe pres konferenca e sotme vetëm vërteton faktin se në LSDM nuk kanë asnjë koncept. Sot LSDM vendosi që pres konfernecën ta mbajën Pançe Orcev, njeriu i cili është më i afërt në sferën e biznesit me Zaevin dhe klanin e tij. Ky njeri Pançe Orcev është i njohur në opinion për padinë penale për fsheje të tatimit në vlerë prej 112 mijë euro në kohën kur ishte drjetor i Komunalecit në Strumicë dhe i ka shitur lokale në qendrën tregtare Global.Orcev është i njohur se si drejtor i Komunalecit në Strumicë i vendosur nga Zaev ka ndarë tendere milioneshë firmave të klanit të Zaevit dhe atë firmës familjare të Zaevëve “Elenica”, pastaj fimrës Pelagonija firmë ku vllau i Zaevit Trajçe Zaev është aksionar, dhe shumë firma tjerë ku janë pronarë të afërm dhe familjarë të Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Pikërisht ky njeri Orcev e ka shfrytëzuar pozitën e LSDM-së në Strumicë për përfitime personale, kështu që ka rregulluar tendere në këtë komunë me firmën Hit Bekaton, firmë e familjes së tij të ngushtë.Këto janë vetëm një pjesë e vogël e skandaleve të Pance Orcevit dhe Zoran Zaevit. Kjo tregon se çfarë kredibiliteti kanë këta njerëz dhe me çfarë kriteresh i përzgjedh Zaevi bashkëpuntorët e tij. Në mënyrë shtesë se si Zaev e ka shfrytëzuar komunën flasin edhe faktet për tentim të blerjes së votave ku mbi 1300 familjeve dy ditë para zgjedhjeve ua ka falur borxhin e ujin, se si është kërcënuar ndaj administratës që të votojnë për LSDM-në, dhe më pas me lista shkonte në vendvotime dhe ndiqte se kush votontese si i shfrytëzonte anëtarët e partisë që të thejnë kuti, e kështu me radhë, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.Në fund, nga partia e Gruevskit theksojnë se tashmë është e qartë se LSDM-ja tenton të vjen në pushtet pa vota dhe me ndihmën e shërbimeve të huaja. “Është e qartë se LSDM-ja nuk përzgjedh mjete dhe vazhdon të punojë për interesa të huaja në dëm të interesave të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *