Home / Lajme / Maqedoni / VMRO po mobilizohet për tubimin e nesërm

VMRO po mobilizohet për tubimin e nesërm

Shkup, 14 Mars – Militantët e partisë maqedonase në pushtet janë thirrur për të dielën në tubimin partiak të VMRO-DPMNE-së në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup. Ky tubim vlerësohet si kundërpërgjigje për fushatën e opozitës për publikimin e skandale të zyrtarëve qeveritarë.

Sipas mediave proqeveritare maqedonase, organizatorë të manifestimit janë disa komitete lokale të VMRO-DPMNE-së, të cilat siç thuhet po organizojnë tubimin “për t’i kundërshtuar akuzat për përgjime të paligjshme, presion politik, korrupsion, që u ngarkohen zyrtarëve të VMRO-së dhe të BDI-së”. Pritet që manifestime të ngjashme të organizohen edhe në qendrat tjera, ku besohet se simpatizuesit e partisë maqedonase në pushtet janë më të zjarrtë për të kundërshtuar pretendimet e LSDM-së.

Analistët politikë vlerësojnë se VMRO gjatë këtyre viteve ka krijuar një shtresë të militantëve të cilët janë të obsesionuar nga politikat populiste dhe i konsiderojnë si “armiq të kombit maqedonas” ata që kundërshtojnë platformën nacionaliste të partisë në pushtet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *