Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Kemi prova per deshtimin e regjistrimit, Monstren dhe Nikola Mladenovin

Zaev: Kemi prova per deshtimin e regjistrimit, Monstren dhe Nikola Mladenovin

26 Mars – “Për rastin e vdekjes së Nikola Mlladenov, për ‘Monstrën’ dhe për raste të tjera… Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Kemi dokumente dhe prova se çfarë ka ndodhur me regjistrimin”, deklaroi Zaev.

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev konfirmoi sot për të satën herë posedon prova edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe për ndërprerjen e tij.

I pyetur nga mediet, Zaev tha se qytetarët duan ta dinë të vërtetën për të gjitha rastet.

“Për rastin e vdekjes së Nikola Mlladenov, për ‘Monstrën’ dhe për raste të tjera… Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Kemi dokumente dhe prova se çfarë ka ndodhur me regjistrimin”, deklaroi Zaev.

Ai deklaroi se këto materiale do t’i publikojë në javët në vazhdim.

Gruevski në bisedat e prezantuara sot flet me ministrin e transportit Mile Janakievski për ndërhyrje në tenderin e hekurudhës.

Ai flet me kode dhe emrat e firmave i emërton me shkronjën e parë nga vinë firmat. (G është për Greqinë sqaroi Zaev).

Në bisedën me Janakievskin, Gruevski kërkon qe fasadat e EVN dhe City Gallery të shndërrohen në barok përmes rrugëve jo-ligjore.

Gruevski insiston që Janakievski të aprovojë një “mendim” nga ministria e tij dhe për këtë nuk do të mbajnë përgjegjësi ligjore sepse “është mendim” dhe për këtë nuk përgjigjet ndaj autoriteteve.

Ai kërkon nga ministri që “t’ia punojnë” një të punësuare në komunën Qendër që nëse hapet procedurë ligjore të jetë ajo fajtore e jo Janakievski.

Në bisedë mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe atij të financave Zoran Stavreski dëgjohet ku ky i fundit ankohet për presion nga Gruevski se e çon të nënshkruajë diçka të dyshimtë.

Gruevski urdhëron kush do ti merr tenderët për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip.

Gruevski i thotë Janakievskit që 5 përqind që i kërkojnë ti marrin nga tenderi me firmën kineze “është shumë dhe e teprojmë”.

Gruevski pranon që shumë kërkojnë dhe se ka frikë mos del ndonjë problem me dy tenderët e autostradave.

Gruevski planifikon me Janakievskin si të fitojnë edhe këtë tender me dredhitë e herës së kaluar.

“Pas kësaj që mirën vesh Gruevski me Janakievskin në mënyrë më të paligjshme për dy tenderët, ata iniciojnë ligjin i cili u miratua në Kuvend.” tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *