Home / Lajme / Maqedoni / Zeqiri paralajmëron rikthimin në frontin politik bashkë me Rufi Osmanin

Zeqiri paralajmëron rikthimin në frontin politik bashkë me Rufi Osmanin

11 mars-Mësohet se kjo çështje ka qenë temë diskutimi edhe midis veprimtarëve të RDK-së, të cilët kërkojnë me ngulm rikthimin e Rufi Osmanit në krye të RDK-së dhe Izet Zeqirit në postin e sekretarit të përgjithshëm dhe forcimin e pozicioneve të tyre në skenën politik

Ish-deputeti dhe ish-sekretari i përgjithshëm i RDK-së, Izet Zeqiri sot ka dhënë sinjale për rikthimin e tyre në skenën politike dhe në krye të kësaj partie, pas dorëheqjeve të tyre.

“O Rufi Osmani kot paskemi dhene doreheqje per arsye ETIKE, morale krejt paska qen manipulim zgjedhore, falsifikim, vjedhje dhe dhunim institucional.

Duhet me u kthy dhe me u tregu edhe njehere shqiptareve se cka mundet te bejme NE per ATA se kan mbetur jetim”, ka shkruar Izet Zeqiri.

Mësohet se kjo çështje ka qenë temë diskutimi edhe midis veprimtarëve të RDK-së, të cilët kërkojnë me ngulm rikthimin e Rufi Osmanit në krye të RDK-së dhe Izet Zeqirit në postin e sekretarit të përgjithshëm dhe forcimin e pozicioneve të tyre në skenën politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *