Home / Lajme / Maqedoni / Zvicër: Gjendet i vdekur një shqiptar nga Gostivari

Zvicër: Gjendet i vdekur një shqiptar nga Gostivari

25 Mars – Albinfo.ch mëson se i ndjeri është shqiptar R.B. me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë. Rreth orës 02:45 sigurimi i një lokali kishte alarmuar policinë e Cyrihut

Natën mes së shtunës dhe dieles, një i ri 26-vjecar është gjetur pa shenja jete në Geroldstrasse 5 në rrethin 5 të Cyrihut

Pavarësisht renimacionit të menjëhershëm ai vdiq pak kohë më pas në spital. Policia thotë se nuk ka dyshime se është ushtruar dhunë mbi të. Policia e Cyrihut kërkon ndihmën e dëshmitarëve për të zbardhur motivet e këtij rasti.

Albinfo.ch mëson se i ndjeri është shqiptar R.B. me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë. Rreth orës 02:45 sigurimi i një lokali kishte alarmuar policinë e Cyrihut. I riu shqiptar është gjetur në mes ndërtesës Geroldstrasse 5 dhe klubit të natës “Club Hive” dhe sallës „Badminton“.

Ekipet e shpëtimit kishin mbërritur me kohë dhe kishin dhe sollën në spital 26-vjeçarin me shtetësi zvicerane, i cili fatkeqësisht vdiq në spital.

Shkaku i vdekjes është ende i paqartë.

Policia e Cyrihut dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore janë duke hetuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *