Home / Lajme / Maqedoni / 17 vjet pa zgjidhje një proces gjyqësor

17 vjet pa zgjidhje një proces gjyqësor

14 prill-Një skandal famoz është stërzgjatja e një lënde, e cila për 17 vite ka qenë e përshtjelluar nëpër labirinthet gjyqësore. Bëhet fjalë për një lëndë gjyqësore që është regjistruar në Gjykatën e Kumanovës.

Gjykatat në Maqedoni përveç që janë në shënjestër të akuzave për varësinë e tyre nga pushtet e tjera, kryesisht pushteti ekzekutiv, së fundi një raport nxjerrë në sipërfaqe edhe lëshime dhe procedura maratonike teknike në funksionimin e tyre.

Gjykimet e stërzgjatura, dënime në shuma të larta financiare si dhe shkelje të tjera janë regjistruar në punën e gjykatave.

Një skandal famoz është stërzgjatja e një lënde, e cila për 17 vite ka qenë e përshtjelluar nëpër labirinthet gjyqësore. Bëhet fjalë për një lëndë gjyqësore që është regjistruar në Gjykatën e Kumanovës.

Siç bëhet e ditur, vitin e kaluar ka pasur 209 gjykime me kohëzgjatje të paarsyeshme.

Nga 10 mijë deri në 120 mijë denarë janë shumat që janë shqiptuar vitin e kaluar për kompensim në të holla nga ana e gjykatave në Maqedoni.

Gjithsej për shkeljen e kësaj të drejte janë shqiptuar 115 mijë euro kompensim si satisfakcion për të drejtën e kohëzgjatjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *