Home / Lajme / Maqedoni / 400 mijë euro për mirëmbajtjen e shadërvaneve në kryeqytet

400 mijë euro për mirëmbajtjen e shadërvaneve në kryeqytet

Shkup, 14 Prill – Qyteti i Shkupit kërkon kompani e cila do të ketë për obligim kujdesin dhe mirëmbajtjen e shadërvaneve në qendër të kryeqytetit. Vlera e parave në këtë tender që ofrohet për këto punë është 25 milionë denarë pa TVSH ose rreth 400 mijë euro.

Sipas tenderit të hapur në Byronë për furnizime publike, Qyteti i Shkupit kërkon kompani e cila do të ketë për obligim kujdesin dhe mirëmbajtjen e shadërvaneve në qendër të kryeqytetit. Vlera e parave në këtë tender që ofrohet për këto punë është 25 milionë denarë pa TVSH ose rreth 400 mijë euro. Kjo vlerë është për 100 mijë euro më shumë se vitin e kaluar.

Duket se përveç parave të majme që u dhanë për ndërtimin dhe zbukurimin e kryeqytetit me shadërvane dhe përmendore të ndryshme në kohë krize ekonomike globale, Qyteti i Shkupit nga buxehti i qytetarëve të saj do të ndajë edhe milionë euro para tjera për mirëmbajtjen e shadërvaneve në vitet e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *