Home / Lajme / Maqedoni / A ka policë të BE-së në vendkalimin Maqedoni – Serbi

A ka policë të BE-së në vendkalimin Maqedoni – Serbi

10 prill-Uniformat e tyre supozohet se i takojnë policëve gjerman ose atyre austriak dhe se nuk bëhet e ditur akoma se prania e tyre a është e ngjajshme me praninë e policëve të vendeve të BE-së në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova

Policë të vendeve të BE-së janë hasur dy ditë më parë në pikën kufitare Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Fotografitë janë bërë disa metra lag pikës kufitare të Maqedonisë nga ana e lexuesve të INA-s dhe se shihen dy pjesëtarë të policisë evropiane.

Uniformat e tyre supozohet se i takojnë policëve gjerman ose atyre austriak dhe se nuk bëhet e ditur akoma se prania e tyre a është e ngjajshme me praninë e policëve të vendeve të BE-së në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë për parandalimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë nga Kosova.

Autoritetet kufitare të Maqedonisë nuk kanë bërë publike se a është e mundur një prani e tillë policore dhe se çfarë janë dy policët evropian që qëndrojnë në pikën kufitare të Tabanocit midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *