Home / Lajme / Maqedoni / Ademi takim me anëtarët e Këshillit të Evropës, qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita

Ademi takim me anëtarët e Këshillit të Evropës, qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita

29 prill-Temë bisede në këtë takim ishte situata aktuale politike në vend, me çrast anëtarët e Këshillit të Evropës u interesuan për krizën politike e cila është thelluar pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës.Në këtë rast, Sekretari i përgjithshëm Ademi i njoftoi anëtarët e Këshillit të Evropës me qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje dhe u diskutua për mundësit e daljesë nga kjo krizë.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Abdilaqim Ademi ka realizuar takim me delegacionin e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje: Stefan Schennach (Kryetar i Komisionit Monitorues), Robert Walter (Raportues i dialogut post-monitorues me Republikën e Maqedonisë), Andreas Gros (Kryetar i grupit të Socialisteve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës) si dhe Sylvie Affholder (Sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës).

Temë bisede në këtë takim ishte situata aktuale politike në vend, me çrast anëtarët e Këshillit të Evropës u interesuan për krizën politike e cila është thelluar pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës.

Në këtë rast, Sekretari i përgjithshëm Ademi i njoftoi anëtarët e Këshillit të Evropës me qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje dhe u diskutua për mundësit e daljesë nga kjo krizë.

Ademi nënvizoi se BDI konsideron se nevojitet zgjidhje institucionale duke theksuar se qëndrimi i BDI-së është që të publikohen të gjitha bisedat që i posedon opozita dhe njëkohësisht të fillon dialogu në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtarë si dhe monitorimi i procesit gjyqësor për aferën e përgjimeve është i domosdoshëm. Kjo, tha Ademi është rruga e vetme për të dal nga kjo situat në të cilët gjindet vendi dhe të fokusohemi në drejtim të plotësimit të reformave që janë të nevojshme në procesin integrues që së shpejti të integrohemi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *