Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti amnistohet: BDI-ja nuk është shkaktare e krizës (VIDEO)

Ahmeti amnistohet: BDI-ja nuk është shkaktare e krizës (VIDEO)

Shkup, 17 Prill – BDI ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar në vendosjen e dialogut, ka mbështetur hetim të pavarur, të ndihmuar nga Brukseli në çështjen e përgjimeve si dhe angazhohet për reforma cilësore të institucioneve që të përballen me këtë sfidë të vështirë e cila thëret në përgjegjësi.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot pasdite në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku ka realizuar takim me zëvendës ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hojt Ji, si dhe ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli, transmeton Televizioni Koha.

Ji dhe Ahmeti diskutuan hapur dhe gjërësisht rreth krizës politike në Maqedoni, kontributin e Bashkimit Demokratik për Integrim në tejkalimin e gjendjes aktuale, si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO.

Kryetari Ahmeti shprehu gatishmërinë e BDI-së për të dhënë kontribut konkret në drejtim të tejkalimit emergjent të situatës së krizës politike në vend dhe njëkohësisht ti ndihmon vendet mike në komunitetin ndërkombëtar në mënyrë që ato të mund të na ndihmojnë neve.

Ahmeti gjithashtu kërkoi që Uashingtoni të inkurajojë partnerët në Bruksel që të vijohet me një proces shumë më intenziv të bisedimeve midis palëve, në veçanti në vigjilje të takimit ministror të NATOsë në muajin maj, transmeton Televizioni Koha.

Çdo zgjidhje e krizës politike duhet të jetë rezultat i dialogut politik midis partive në vend.

BDI ka vënë interesin shoqëror dhe shtetëror para atij partiak dhe do të vazhdojë të sillet si parti shtetformuese.

BDI ka kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar në vendosjen e dialogut, ka mbështetur hetim të pavarur, të ndihmuar nga Brukseli në çështjen e përgjimeve si dhe angazhohet për reforma cilësore të institucioneve që të përballen me këtë sfidë të vështirë e cila thëret në përgjegjësi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti teksoi urgjencën imediate për ta mbyllur krizën politike në mënyrë që të rikthejmë përqëndrimin e të gjitha forcave tona shoqërore në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe integrimit në NATO, transmeton Televizioni Koha.

NATO-ja është prioritet absolut i BDI-së, por edhe i të gjithë qytetarëve në vend sepse ky proces garanton stabilitetin, sigurinë, por edhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillimin ekonomik. Kjo rrugë nuk guxon të devijohet e as të vonohet.

“Jo vetëm BDI, por të gjithë qytetarët kanë investuar shumë në procesin integrues euroatlantik andaj dhe të gjithë ne duhet që të demonstrojmë përgjegjësi dhe kapacitet institucional demokratik që ti çasemi me seriozitet zgjidhjes së krizës e cila po dëmton rëndë imazhin e vendit në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në fund të kumtesës nga takimi Ahmeti – Ji. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *