Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Ambasadorin Amerikan Bejli

Ahmeti takoi Ambasadorin Amerikan Bejli

7 prill-
Agjenda e dialogut politik duhet të paracaktohet nga Brukseli dhe Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve sepse asnjë zgjidhje për Maqedoninë nuk është e qëndrueshme pa përfshirjen edhe të shqiptarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka vizituar sot Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin Amerikan, z. Xhes Bejli.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Maqedoni, Kongresin Tematik të BDIsë, integrimin EuroAtlantik të vendit si dhe nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Duke diskutuar për aferën e përgjimëve masive, Kryetari Ahmeti theksoi që qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim është që komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmjetësojë dialogun politik midis partive në vend si dhe të monitoroj procesin gjyqësor që do të zhvillohet në gjykatat vendore.

Agjenda e dialogut politik duhet të paracaktohet nga Brukseli dhe Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve sepse asnjë zgjidhje për Maqedoninë nuk është e qëndrueshme pa përfshirjen edhe të shqiptarëve.

Zgjidhja e krizës politike nuk mund të paragjykohet, por duhet të jetë rezultat i dialogut politik.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për standardet Evropiane që duhet të ndiqen në punën e institucioneve të vendit.

Kryetari Ahmeti apeloi për angazhim sa më të shpejtë të të gjitha palëve në drejtim të zgjidhjes së krizës në mënyrë që vendi ti rikthehet agjendës prioritare, asaj të zgjidhjes së çështjes së emrit, anëtarësimit në NATO dhe hapjes së bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *