Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi Ambasadorin e OSBE Breth

Ahmeti takoi Ambasadorin e OSBE Breth

15 prill- Duke komentuar aferën e përgjimeve masive, Kryetari Ahmeti theksoi që kjo që ka ndodhur nuk është e mirë për vendin dhe që institucionet e vendit duhet të dëshmojnë kapacitete institucionale demokratike për tu përballuar me situatën. Vërtetësia e përgjimeve duhet të përcaktohet nga Gjykata, por njëkohësisht edhe duhet të vendoset dialogu politik midis partive politike në vend.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e OSBE në Maqedoni, Ralf Bret. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bret disktuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndëretnike, Kongresin tematik të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë. Duke komentuar aferën e përgjimeve masive, Kryetari Ahmeti theksoi që kjo që ka ndodhur nuk është e mirë për vendin dhe që institucionet e vendit duhet të dëshmojnë kapacitete institucionale demokratike për tu përballuar me situatën. Vërtetësia e përgjimeve duhet të përcaktohet nga Gjykata, por njëkohësisht edhe duhet të vendoset dialogu politik midis partive politike në vend.Të dyja këto procese duhet të lehtësohen dhe mbikçyren nga Brukseli zyrtar me pjesëmarrje aktive jo vetëm të Parlamentit Evropian, por edhe të Komisionit. BDI mirëpret takimet fillestare për tejkalim të krizës që po mbahen në Bruksel dhe konsideron që autoritetet Evropiane duhet që të paracaktojnë agjendën e bisedimeve. BDI është pjesë konstruktive e zgjidhjes së krizës duke vënë në vend të parë interesat e elektoratit, të qytetarëve dhe të vendit. Kryetari Ahmeti konsideron që vendi nuk guxon të devijon nga rrruga EuroAtlantike, por as të tensionohen marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Dështimi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE gjithashtu mund të cënojë marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë. I pyetur rreth Kongresit Tematik, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është parti e cila i prin procesve dhe delegatët njëzëri konfirmuan politikat konstruktive të BDIsë si dhe përcaktimet tona strategjike. Ky kongres, i pari në vend dhe rajon, dëshmoi qëndrueshmërinë e politikave të BDI, transparencën, gjithëpërfshrijen dhe kreativitetin në gjetjen e zgjidhjeve për të mirën e qytetarëve. I pyetur për një vlerësim rreth partive tjera politike shqiptare në vend, Kryetari Ahmeti theksoi që vendimi i Kongresit Tematik e obligon atë që të punojë në përputhje me Rezoluten e miratuar e cila përcakton që 3 parti politikke shqiptare janë po aq të dëmshmë sa të paturit e vetëm një partie politike. Delegatët e BDI kanë obliguar organet partiake që ta fuqizojnë dhe kapitalizojnë votën shqiptare duke e përqëndruar atë e jo duke e coptuar..

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *