Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – Thaçi: Shqiptarët nuk duan kriza të reja (VIDEO)

Ahmeti – Thaçi: Shqiptarët nuk duan kriza të reja (VIDEO)

Prishtinë, 27 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë por i ndonjë zyrtari individual, megjithatë ai shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë informacione lidhur me këtë incident.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Prishtinë ka sqaruar se cila është agjenda dhe tema e takimeve me krerët shtetëror të Kosovës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë por i ndonjë zyrtari individual, megjithatë ai shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë informacione lidhur me këtë incident.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit tha se Kosova çmon rolin e Ahmetit për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni komunitet ky që po kontribuon në shtet ndërtimin dhe integrimin e Maqedonisë.

Ai tha se takimi mes dy qeverive që do të ndodh shpejt do të kontribuoj në shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të hap një perspektivë të re.

Thaçi shtoi se një Maqedoni stabile dhe evropiane është në interesin e Kosovës dhe integrimit në BE.

Ndërsa, Ali Ahmeti tha se në takim me Thaçin ka informuar atë me situatën politike në Maqedoni.

Ndërsa i pyetur rreth incidentit në Gushincë, Thaçi tha se institucionet e Kosovës mbështesin fuqishëm marrëveshjen e Ohrit e cila është arritur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.

Ai tha se është në interesin edhe të Kosovës paqja në Maqedoni pasi asnjë incident nuk i ndihmon as Kosovës e as Maqedonisë.

Ndërsa, Ahmeti tha se janë në komunikim me shqiptarët e zonave për rreth kufirit me Kosovën dhe se askush nuk e do dhunën.

Ai tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza të reja por jetësim të marrëveshjes së Ohrit dhe sa më shpejt të jenë të barabartë me maqedonasit është më mirë për të gjithë.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza dhe luftëra të reja, shqiptarët në Maqedoni duan jetësim dhe materializim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, në mënyrë që sa më parë të jenë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Sigurisht se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i lehtë zbatimi i tërësishëm dhe i menjëhershme i marrëveshjeve paqësore. Çdo dokument i pas luftës ka vështirësitë e veta. Çdo gjeneratë i ka idealet dhe idealistët e vet, por unë mendoj se tanimë ata idealistë dhe ato ideale, shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i materializojnë, duke u anëtarësuar vendin i tyre në NATO dhe BE, duke realizuar deri në barazi të plotë në të gjitha drejtimet me bashkëqytetarët e tyre maqedonas”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka deklaruar se nuk është qëndrim i qeverisë së Maqedonisë se qytetarët e Kosovës kanë kryer aktin në Gushincë. Sipas tij ky qëndrim ëshjtë i ndonjë zyrtari individual.

Ahmeti shtoi se janë në Qeveri për të ndihmuar dhe zgjidhur problemet.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *