Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti u kundërpëgjigjet atyre që dhanë dorëhejqe :BDI nuk është cirk

Ahmeti u kundërpëgjigjet atyre që dhanë dorëhejqe :BDI nuk është cirk

19 prill- Ne në punën tone çdo dite përkujtojmë sakrificën dhe mundin e gjeneratave te tera dhe te dëshmoreve te kombit. Fjala e lirë ne BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lire duhet te thuhet edhe ne ketë Kuvend”, tha kryetari Ahmeti.

Sot u mbajt Kuvendi zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë. Për kryetar të degës së Strugës me shumicë votash nga delegatët e pranishëm u zgjodh deputeti Ramis Merko.

Të pranishëm në punimet e Kuvendit zgjedhor ishin edhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetarët Nevzat Bejta, Izet Mexhit, Sekretari i përgjithshëm Abdilaqim Ademi, anëtarë të kryesisë qendrore Musa Xhaferri, Talat Xhaferri, Bujar Osmani Ruzhdi Lata, Tahir Hani, Xhevat Ademi, Adnan Jashari, deputetët: Musa Ibrahimi, Selvije Saliu dhe Mirsada Asani, ministri Nurhan Izairi si dhe funksionar tjerë partiak.

Në fjalën e tij, koordinatori dhe nënkryetari I BDI-së Nevzat Bejta theksoi se zgjedhjet në këshillat vendor në degën e Strugës u zhvilluan në një frymë demokratike dhe I gjithë procesi sipas tij, ishte transparentë.

“Vullneti i bazës duhet të respektohet dhe nga përcaktimi i kuvendarëve do të dalin organet e degës se BDI-së në Strugë. Prej këtij Kuvendi dega e Strugës do të del me e fortë dhe unike”, tha Bejta.

Ndërkaq, Agim Shaqiri duke prezantuar raportin e Komisionit për organizimin e zgjedhjeve theksoi se në 27 këshillat vendor u zgjodhën organet anëtarët e Kuvendit të degës Strugë.

“Gjatë zgjedhjeve kishim edhe sfida dhe u dëshmua që BDI-ja është e hapur dhe demokratike, në këtë proces të gjithë jemi fitues”, theksoi Shaqiri.

Duke iu drejtuar delegatëve dhe mysafirëve në Kuvendin zgjedhor të degës së Strugës, kryetari BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI nga ky Kuvend do të del më e fort.

“Përgëzojë Këshillin për organizimin e zgjedhjeve, dhe Kuvend BDI-në ta bëjë më të fuqishëm në përballjen me sfidat që na presin në të ardhmen, tha kryetari Ahmeti. Ai u ndal edhe në situatën aktuale në vend ku theksoi se BDI është duke ndjekur dhe analizuar zhvillimet e fundit.

“Nuk mund të fshihen aktivitetet e ndërkombëtarëve që kanë zbarkuar në Shkup, takime të përditshme me qëllimin më të mirë që të na ndihmojnë për ti tejkaluar krizat. Vëmendja dhe ndihma vjen sepse është e rëndësishme për rajonin, sepse stabiliteti dhe paqja në rajon është kyçe për integrimin. Të gjithë kemi investuar në marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe stabilitet dhe vendi të integrohet në BE dhe në NATO. Për këtë kemi përkrahjen edhe të miqve ndërkombëtar dhe ky është vullnet absolut i qytetareve te Maqedonisë. Kam bërë një sërë takimesh me miqtë nga qendrat e vendosjes, te gjithë kanë një porosi, ne çdo krizë ka edhe mundësi dhe dalje. Por nevojitet guxim. BDI nuk është organizatë cirku dhe te bëjmë akrobacione. BDI nuk ndërton politika për sot dhe nesër, por për gjeneratat pas nesh. Ne kemi kërkuar për përgjimet qe te mbikëqyren nga ekspert politik dhe juridik te Brukselit. Jo se ne duam ata te rregullojnë gjithçka këtu, por kjo teme është shume e ndjeshme dhe çdo zgjidhje do te kontestohej. Ne kërkojmë te ketë “armëpushim” dhe ti jepet mundësi dialogut te filluar ne Bruksel. Pasi te dakordohen për këtë ne do te kyçemi ne këtë proces. Zgjidhja është e domosdoshme dhe te ulen tensionet. Nga dialogu duhet te del zgjidhje e kompromisit. Këto janë edhe vlera demokratike qe ne duhet ti demonstrojmë. Besoj qe do te gjejnë vullnetin për arritjen e zgjidhjes, kjo do te ndihmojë vendit te integrohet ne NATO dhe BE, alternativë tjetër për vendin dhe rajonin nuk ka”, u shpreh lideri I BDI-së Ahmeti.

Ai theksoi se BDI është parti e cila respekton bazën për çdo vendim. “BDI ka ndërtuar vlera si organizate, si front për tu përballë edhe me vështirësitë qe na vijnë nga jashtë, por edhe me pakënaqësi qe mund te vijnë nga brenda. Jemi përpjekur te respektojmë aktet e BDI-së . Por mbi te gjitha për ne janë vullneti i bazës dhe vota e fshehte. Këto janë postulate. Mos e rrej mendjen dikush se BDI është organizatë e ngritur për një përdorim. BDI si lëvizje është ngrit nga kontributi dhe sakrifica e brezave te tere. UCK ka lindur si rezultat i padrejtësive qe u janë bere shqiptareve historikisht. Ne jemi trashëgimtarë te UCK-së. Jemi përpjekur qe shqiptaret te mos i dëshpërojmë. Ketë e dëshmojnë edhe materialet e përgjimeve ku ne kemi qene te përgjuar dhe asgjë nuk mund te ketë për tu dëshpëruar. Ne në punën tone çdo dite përkujtojmë sakrificën dhe mundin e gjeneratave te tera dhe te dëshmoreve te kombit. Fjala e lirë ne BDI nuk është ndaluar asnjëherë dhe fjala e lire duhet te thuhet edhe ne ketë Kuvend”, tha kryetari Ahmeti.

Diskutuesit e falënderuan Kryetarin dhe BDI-në për kontributin qe e ka dhënë për Strugën dhe veçanërisht për ndarjen territoriale ku e bashkoj Strugën. Po te mos ishit ju dhe BDI ky Kuvend ndoshta do mbahej duku ne periferi te Strugës dhe jo këtu ne qendër, theksuan ata./

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *