Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron Pashkët: Komuniteti shqiptar ortodoks në rritje

Ahmeti uron Pashkët: Komuniteti shqiptar ortodoks në rritje

10 prill-Këtë vit, kjo festë na gjen me një komunitet në rritje të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni me ç’rast përfitoj nga mundësia që të përshëndes guximin dhe vendosmërinë e të gjithë atyre që po i kthehen rrënjëve kombëtare shqiptare.

Kam nderin që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.

Këtë vit, kjo festë na gjen me një komunitet në rritje të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni me ç’rast përfitoj nga mundësia që të përshëndes guximin dhe vendosmërinë e të gjithë atyre që po i kthehen rrënjëve kombëtare shqiptare.

Festat fetare bashkojnë njerëzit dhe promovojnë më të mirën e njerëzimit andaj dhe shpresoj që kjo frymë të jetë udhërrëfyes i ynë edhe në përditshmërinë tonë.

Ju siguroj që jemi pranë jush me dëshirat më vëllazërore për bekim në familjet e juaja dhe uroj që kjo festë e bekuar t’ju gjejë me shëndet të plotë dhe begati në gjirin tuaj familjar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *