Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Të kyçet edhe Uashingtoni në tejkalimin e krizës (VIDEO)

Ahmeti:Të kyçet edhe Uashingtoni në tejkalimin e krizës (VIDEO)

Tetovë, 16 Prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, takoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Orav diskutuan për situatën aktuale politike në Maqedoni, dialogun politik, marrëdhëniet ndëretnike si dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Kryetari Ahmeti theksoi që fillimi i dialogut politik në Bruksel duhet të intensifikohet dhe avancohet sa më parë në mënyrë që kriza politike në vend të tejkalohet. Komisioni Evropian duhet të kyçet drejtpërdrejt duke paracaktuar agjendën për palët e përfshira, por njëkohësisht edhe të monitorojë procesin gjyqësor që do të garantojë kredibilitetin dhe besueshmërinë nga të gjitha palët.
Kryetari Ahmeti gjithashtu theksoi që Washingtoni mund të luaj rol konstruktiv në inkurajimin e palëve për tu angazhuar në drejtim të tejkalimit të krizës politike, transmeton Televizioni Koha.

BDI është parti e përgjegjshme dhe vepron për interesa të përgjithshme të qytetarëve dhe të shtetit duke u përcaktuar që të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit.
Kriza politike po cënon pritjet e qytetarëve për një Maqedoni stabile, të sigurt, të integruar në NATO dhe duke negociuar për anëtarësim në BE, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe me kushte optimale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Partitë politike duhet të bëjnë çmos që të fokusohen në realizimin e pritjeve të qytetarëve, por edhe të demonstrojnë gatishmëri për të garantuar stabilitet dhe kapacitet demokratik të institucioneve të vendit që të përballen me krizën politike. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *