Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë komunikacioni në hyrje të Veleshtës

Aksident i rëndë komunikacioni në hyrje të Veleshtës

Strugë, 14 Prill – Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, pranë servisit-mekanikut “Lime”, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Në këtë aksident për fat të mirë-sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okular- nuk ka pas viktima në njerëz, por vetëm lëndime trupore dhe me dëme të konsideruara materiale.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë e tipit “Alfa Romeo” – pa targa- veturë që ka lëvizur në këtë aks rrugor me shpejtësi të pakontrolluar, drejtuesi e ka humbur kontrollin e drejtimit dhe ka goditur shtyllën elektrike që për pasojë nga përplasja është hedhur dhe ka përfunduar në anën tjetër të rrugës në kanal afër murit rrethues.

Dëshmitari okular bëri të ditur se nga informacionet e marra nga disa persona të pranishëm aty, as shoferi e as bashkudhëtarët (?) e tij nuk kanë pësuar lëndime të rënda madje shoferi është në shtëpi.

Po ashtu bëhet e ditur se shoferi-pronari i veturës së aksidentuar- është nga fshati Piskupshtinë-komuna e Strugës, dhe në momentin e aksidentit ka qenë duke u kthyer nga vizitat që kanë bërë me rastin e festës së Pashkëve ortodokse, ndaj dhe dyshohet se shkaktar mund të jetë konsumimi i tepruar i alkoolit, shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit. /INA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *