Home / Lajme / Maqedoni / Aksion policor në Malinë

Aksion policor në Malinë

26 prill-“Të mbarojë e gjitha dhe më pas ju tregoj se çfarë po ndodh. Besoj është akson për përndjekje të kriminelëve. “tha Kotevski.
Ndërkaq, zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili na tha se “është shumë i zënë” dhe nuk u prononcua.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Maqedonisë, Ivo Kotevski në një prononcim për Portalb thotë që ka një aksion policor në fshatin Malinë të Kumanovës. Ai pranoi se nuk di asgjë më shumë se informatat jozyrtare se në këtë fshat që në orët e hershme të mëngjesit zhvillohet aksion policor. Ai nuk shpalosi shkaqet.

“Të mbarojë e gjitha dhe më pas ju tregoj se çfarë po ndodh. Besoj është akson për përndjekje të kriminelëve. “tha Kotevski.

Ndërkaq, zëvendësministri i brendshëm Zemri Qamili na tha se “është shumë i zënë” dhe nuk u prononcua.

Gazeta “Lajm” ka arritur të kontaktojë me disa banorë të fshatit Malinë, të cilët e kanë përshkruar situatën momentale në këtë fshat.

“Jemi të rrethuar nga forcat policore. Janë futur nëpër oborret e shtëpive të fshatit i gjith fshati është përplot me transporterë policorë, kurse po i vërejmë edhe në malet përreth. “, deklaroi për “Lajm” banorja e këtij fshati, Ganimete Saliu.

Ajo thotë se deri tani nuk janë dëgjuar të shtëna armësh e as shkëmbim zjarri. Mirëpo frika te banorët është evidente.

“Policët janë të armatosur deri në dhëmbë. Helikopterët fluturojnë pandërprerë. Më së tepërmi po frikohen fëmijët, mirëpo frika është prezente edhe te banorët tjerë” shton ajo.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *