Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti nesër për vizitë zyrtare në Prishtinë

Ali Ahmeti nesër për vizitë zyrtare në Prishtinë

26 prill-Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Ahmeti do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa si dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Ahmeti të hënën do të qëndrojë në Prishtinë me ftesë të Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë kësaj vizite, Ahmeti do të shoqërohet nga Deputeti dhe Shefi i Kabinetit të tij Grubi si dhe Kryetari i Komunës së Likovës Duraku.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Ahmeti do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa si dhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Gjithashtu, në përfundim të vizitës njëditore, Ahmeti është ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën “Ç’farë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin”?.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *