Home / Lajme / Maqedoni / Amela 18 muajshe probleme me veshkët (VIDEO)

Amela 18 muajshe probleme me veshkët (VIDEO)

Tetovë, 13 Prill – Përderisa ditët kalojnë, brenga e kryefamiljarit Isen Iseni është duke u rritur. Ai mundohet që të gjejë të ardhura për të siguruar gjërat e nevojshme që ta mbajë vajzën e tijë të dytë Amelën gjallë. Ajo ka rërë në veshkë dhe është duke i pritur disa analiza nga SHBA-ja për t`ia caktuar diagnozën.

Ende pa i mbushur dy vjet, Amela Iseni nga fshati Trebosh i Tetovës përballet me veshkë të sëmurë. Ajo tashmë nuk mund të jetojë si krejt fëmijët tjerë të moshës së saj, pasi që nga mosha tetë muajsh i është diagnostifikuar sëmundja e veshkëve. Që ironia të jetë më e madhe, prindërit janë të papunë dhe vështirë sigurojnë qumështin special që duhet të përdorë ajo dhe i njëjti kushton shumë, madje edhe në vend nuk gjendet por duhet që të sigurohet nga vendet e shteteve perendimore. Një kuti me qumësht kushton 40 euro, ndërsa të njejtën Amela e harxhon për tre ditë që është një ngarkesë e madhe për Isen Isenin si prind.

“ Me një ndihmë prej 2500 denarëve çka të siguroj para, ushqim për familjen, qumësht për Amelën. Kjo ndihma nuk më del vetëm për qumështin e ku për sendet tjera. Është shumë rëndë të shohësh fëmijën në shtrat dhe të mos mundish ti ndihmosh. Amela që kur ishte 8 muajshe, kishte probleme dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Një terapi i kushton 4000 denarë, kurse qumështi veçmas. Ku ti siguroj ato të holla. Qumshtin duhet me porosi të ma sjellin edhe atje është shtrenjtë 45 euro një kuti. Vetëm unë dhe bashkëshortja e dijmë se si mbijetojmë”, thotë Isen Iseni, prindi i Amelës, transmeton Televizioni Koha.

Përderisa ditët kalojnë, brenga e kryemailjarit Isen Iseni është duke u rritur. Ai mundohet që të gjejë të ardhura për të siguruar gjërat e nevojshme që ta mbajë vajzën e tijë të dytë Amelën gjallë. Ajo ka rërë në veshkë dhe është duke i pritur disa analiza nga SHBA-ja për t`ia caktuar diagnozën.

“ Tash jemi duke pritur diagnozën pasi që analizat i kemi dërguar në SHBA dhe pastaj do të shohim. Deri më tash më ndihmojnë miqtë dhe disa të afërm që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, pasi që vetëm në këta vende ka qumësht të atillë”, thotë Iseni, raporton Televizioni Koha.

Edhe nëna e Amelës thotë se shërimi i vjazës do të ishte shpërblimi më i madh për të. Kjo famije nuk ka as kulm mbi kokë, por shërimi i saj është dëshira më e madhe.

“Jetojmë në kushte të rënda, sepse nuk jemi në shtëpinë tonë.Ne nuk kemi edhe kulm mbi kokë por sëmundja e vajzës më shumë na prek. Nëse gjejmë atë ta shërojmë atëherë për ne është kënaqësi dhe dëshira më e madhe. Nëse munden me na ndihmu do të jemi mirënjohës sepse jemi keq si familje”, thotë Mereme Iseni, nëna e Amelës, transmeton Televizioni Koha.

Kjo familje shpreson në ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi për t`iu ndihmuar dhe për të përballuar këtë problem me vajzën e tyre, ndërsa në rend të dytë e kanë kulmin mbi kokë. Për ti ndihmuarë kësaj familje mund të paraqiteni në numrin e telefonit 071/943-208 apo në xhiro llogarinë.

07200002824231622 në stopaska banka.

/Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *