Home / Lajme / Maqedoni / Angellov dhe Zymberi: Incidenti në Gushincë, inskenim i pushtetit

Angellov dhe Zymberi: Incidenti në Gushincë, inskenim i pushtetit

21 Prill – Kjo në Likovë, nuk besoj që ka ndodhur. Por, edhe nëse ka ndodhur, do të thotë se është një rast që e ka montuar vetë MPB-ja me qëllim për të krijuar një situatë të tensionuar këtu”, deklaroi Abedin Zimberi, komandant i UÇK-së.

Ish komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Abedin Zimberi, në një deklaratë thotë se incidenti në Gushincë është thjesht skenar i përgatitur nga Qeveria dhe kryeministri Nikolla Gruevski, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së opinionit publik nga problemet me të cilat ballafaqohet vetë Qeveria.

“Konkretisht, Gruevski po përgatit skenarë të shumëllojshëm me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes së qytetarëve që ta tërheqin vëmendjen nga kjo që po i ndodh Gruevskit dhe Qeverisë së tij, duke shpiku incidente dhe duke montuar raste të tjera të cilat i presim, dhe kështu kam thënë edhe disa herë, që popullata, realisht nuk i do këto incidente. Kjo në Likovë, nuk besoj që ka ndodhur. Por, edhe nëse ka ndodhur, do të thotë se është një rast që e ka montuar vetë MPB-ja me qëllim për të krijuar një situatë të tensionuar këtu”, deklaroi Abedin Zimberi, komandant i UÇK-së.

Zimberi njoftoi se situata në Komunën e Likovës është shumë e qetë dhe atje nuk ka asnjë lloj tensioni. Ai iu bëri thirrje madje qytetarëve të mos bien pre e skenarëve të tillë.

“Konflikte ndëretnike nuk do të ketë në Maqedoni, sepse populli do qetësi, do rehati, do paqe, njerëzit kanë nevojë për punë, për bukë dhe jo që të bien në grackën e incidenteve që i shpik dikush dhe krijon tensione në këtë rajon. Ky rajon do investime, nuk do armë dhe momentalisht situata është shumë e qetë, njerëzit punojnë, lëvizin lirshëm, nuk ka asgjë”, tha Abedin Zimberi, komandant i UÇK-së.

Edhe ish gjenerali i policisë, Stojanço Angellov ka dalë me vlerësime të njëjta duke rikujtuar se shumë më herët, i ka paralajmëruar skenarë të tillë nga pushteti aktual.

“Ne, qysh prej para disa javësh i paralajmëruam. Unë personalisht, nga disa burime të pavarura kisha të dhëna se persona të armatosur kanë marrë rreth 20 milion euro që të kryejnë akte për shpërqendrimin e vëmendjes, nuk do të thosha destabilizim, sepse destabilizimi është vështirë për t’u bërë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës. Mendimi ynë është se e gjithë kjo është bërë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes, sepse sot pritej që LSDM-ja të dilte me një nga bombat më të rënda.. luajti me taktikë dhe guxim, dhe sot e shohim që nuk ka asnjë bombë politike”, u shpreh Stojançe Angellov, ish komandant i “Branitellave”.

Angellov shprehet i bindur se grupi për të cilin policia njofton se ka kryer sulmin, nuk ka lidhje me ish UÇK-në. Ai ftoi edhe ish udhëheqësin e UÇK-së, Ali Ahmeti që t’i pastrojë këto dilema.

“Unë me përgjegjësi them se komandanti i vetëm i UÇK-së është Ali Ahmeti i cili është në dashuri të pandashme me Nikolla Gruevskin dhe nuk ka gjasa, asnjë lloj njësie e UÇK-së të kryejë ndonjë lloj aksioni pa lejen e Ali Ahmetit. Kjo do të thotë se ky grup, me siguri do të marrë përgjegjësinë në emrin të UÇK-së ose është organizuar personalisht nga Ali Ahmeti, për çka unë nuk besoj, ose është ndonjë grup jo serioz që këtë e bën për qëllime kriminale dhe mendoj se personalisht Ali Ahmeti do t’i pastrojë punët me ata që ia njollosin emrin”, theksoi Stojançe Angellov, ish komandant i “Branitellave”.

Dy ish përfaqësuesit e fronteve të konfliktit të 2001-it, i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e skenarëve të tillë, sidomos në këtë situatë kur pushteti kërkon amnistim nga aferat dhe krimet e tij.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *