Home / Lajme / Maqedoni / Arifi sy me sy me qytetarët

Arifi sy me sy me qytetarët

15 prill-Arifi në fund premtoi po ashtu se, sa i përket problemit më madhor të Tetovës, çështjes së ujësjellësit, ai do të realizohet së shpejti.

Rrugë të dëmtuara, rrënime dheu në rrugën e Kalasë së Tetovës, organizim i kulturës vetëm nga komuna duke anashkaluar OJQ-të si dhe probleme në sferën e arsimit. Këto ishin vetëm disa nga vërejtjet që shfaqën sot qytetarët e Tetovës, të pranishëm në debatin autokritik të organizuar nga Komuna e Tetovës, me rastin e dy vjetorit të qeverisjes së Teuta Arifit.

” Më shumë se gjysma e problemeve me të cilat ballafaqohet sot Tetova janë pikërisht rezultat i mungesës së transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Betonimi i egër i qytetit, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e parqeve dhe parkingjeve të gjitha këto janë rezultat i lakmisë së grupeve të caktuara brenda dhe jashta komunës për pasurim të lehtë dhe tregëti me interesat e qytetarëve. Dy vitet e fundit  lidhjet, njoftësia, pushteti që del nga çajtoret e mahallës dhe veçanërisht korrupsioni dhe ryshfeti kanë pushuar  së qeni  praktikë e zakontë e të “kryerit punë në komunë”. Ne  kemi qenë në  shërbimin tuaj për të kryer punët nga kompetencat tona dhe për tju plotësuar kërkesat tuaja të cilat janë në përputhje me ligjin  mirëpo çdo kërkesë që nuk ka qenë në përputhje me rregullat komunale dhe aktet ligjore është refuzuar. E njejta do të vlejë edhe në të ardhmen pavarësisht shumës së ryshfetit që dikush don  ta jep ose pozitës së zyrtarit të komunës që dëshiron  ta korruptojë, kërkesa e paligjshme do të refuzohet, puna nuk do të kryhet dhe nevoja nuk do të plotësohe”, tha Arifi. Arifi në fund premtoi po ashtu se, sa i përket problemit më madhor të Tetovës, çështjes së ujësjellësit, ai do të realizohet së shpejti.

“Komuna e Tetovës ka probleme të mëdha të grumbulluara me dekada të tëra, probleme këto që kanë shëmtuar fizionominë e qytetit dhe konceptin mendor për qytetin. Ne nuk pretendojmë se i kemi zgjedhur të gjitha problemet e Tetovës për ty vite por me plot bindje themi që nuk kontribuojmë në shtimin e problemeve, punojmë me tërë kapacitetin njerëzor, intelektual dhe financiar në zgjedhjen e tyre dhe krijojmë një kulturë të punës së ndershme të institucionit për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Arifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *