Home / Lajme / Rajon / Arrestohet sërish deputeti Mark Frroku (VIDEO)

Arrestohet sërish deputeti Mark Frroku (VIDEO)

Tiranë, 02 Prill – Kuvendi votoi pothuajse në mënyrë unanime për të lejuar Prokurorinë të arrestojë sërish deputetin Mark Frroku. Kësaj radhe për akuzën e vrasjes, për llogari të shtetit belg.

Sipas dokumenteve zyrtare, deputeti Mark Frroku akuzohet se në vitin 1999 ka vrarë një shtetas shqiptar dhe për këtë arsye, ai duhet të paraqitet në procesin e gjykimit, që pritet të rinisë në Bruksel. Mazhoranca dhe opozita shfaqen e vullnetin e tyre për ta dorezuar deputetin Frroku tek organi i akuzës dhe vetëm 4 deputetë nuk votuan pro. Votimi ishte i fshehtë dhe nuk kuptohet cilët ishin dy deputetët që votuan kundër dhe dy deputetët që abstenuan. Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta se e kanë mbajtur të fshehtë dy herë kërkesën e Interpol Brukselit, derisa deputeti Mark Frroku të jepte dëshminë kundër akuzës së deputetit Tom Doshi, që përfshiu zotin Meta në skenarin e vrasjes së dy deputetëve.

Më herët, në sallën e Kuvendit, ishte vetë deputeti Mark Frroku, i cili shpreh përpara deputetëve se nuk ka kryer asnjë krim në jetën e tij dhe se ndaj tij nuk ka asnjë vendim të formës së prerë, nga asnjë gjykatë, shqiptare apo belge. Ndërkohë që ishte në arrest shtëpie për çështjen “Doshi”, deputeti Mark Frroku është ndaluar sot nga policia, kësaj radhe për akuzën e vrasjes që vjen ndaj tij nga autoritetet belge. Frroku është shoqëruar nga banesa e tij për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga autopatrullat “Shqiponja”.Ndalimi i deputetit Frroku, i dyti brenda pak ditësh, vjen pas votimit të sotëm në Kuvend, ku iu hap rruga kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Sipas ligjit, Gjykata e Larta duhet të vlerësojë masën e sigurisë për deputetin Frroku brenda 48 orëve. Mësohet se kërkesa që do të paraqesë prokuroria në Gjykatën e Lartë do të jetë ajo e arrestit në burg.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *