Home / Lajme / Maqedoni / Avionët bullgarë mund të kontrollojnë hapësirën ajrore në Maqedoni

Avionët bullgarë mund të kontrollojnë hapësirën ajrore në Maqedoni

7 prill-Sofja zyrtare mund të merr këtë detyrë nëse furnizohet me avion të ri luftarak për më shumë përdorime dhe nëse Maqedonia dakordohet Bullgaria ta merr sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Bullgaria mund të marrë kontrollin ajror mbi Maqedoninë kur vendi të hyj në NATO dhe nëse Aleanca ia beson këtë detyre, shkruan portali bullgar “Vesti” .

Sofja zyrtare mund të merr këtë detyrë nëse furnizohet me avion të ri luftarak për më shumë përdorime dhe nëse Maqedonia dakordohet Bullgaria ta merr sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Siç njofton “Vesti” kjo mund të bëhet realitet nëse Kuvendi popullor i Bullgarisë pranon Programin për zhvillim të aftësive mbrojtës të forcave të armatosura bullgare deri vitin 2020, që hyn në debat publik. Vendet- anëtare të Aleancës e ruajnë hapësirën ajrore të aleatëve që nuk kanë aviacion, si për shembull, hapësirën ajrore të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë që i ruajnë anëtarët tjerë të NATO-s në rotacion.

Portali bullgar thekson se Bullgaria tanimë disa vite kryen vëzhgim me radar të hapësirës ajrore të Maqedonisë me linjë të qendrës operative ajrore të NATO-s.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *