Home / Sport / “Ballistët” nesër i bojkotojnë futbollistët e Shkëndijës

“Ballistët” nesër i bojkotojnë futbollistët e Shkëndijës

Tetovë, 14 Prill – “Ballistët nesër bëjnë BOJKOT ! Si pasojë e performansës të lojtarëve të klubit tonë, ne Ballistët vendosëm që e vetmja mënyrë për të shprehur pakënaqësinë tonë është nëpërmjet bojkotit.

Tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen kampionale Shkëndija-Metalurg, që luhet të mërkurën (ora 16:00) në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Ja edhe njoftimi i tyre në faqen zyrtare në facebook.

“Ballistët nesër bëjnë BOJKOT ! Si pasojë e performansës të lojtarëve të klubit tonë, ne Ballistët vendosëm që e vetmja mënyrë për të shprehur pakënaqësinë tonë është nëpërmjet bojkotit.
Bojkoti nuk është për shkak të rezultateve të turpshme që ka arritur klubi ynë por për shkak të shpërfilljes që lojtarët ia bëjnë këtij emër, këtij simbol dhe këtyre ngjyrave që kanë domethënie të madhe.

Ata ende nuk e kuptojnë se me çka kanë të bëjnë, ata mendojnë që ky është një klub të cilin munden ta shfrytëzojnë duke ia shpenzuar fondet me rrogat e tyre të majme dhe mos të japin asgjë,as një pikë djerse e as një copë zemër në këmbim. Ende është e pa qartë për ata që kur ata dalin në fushë me atë fanellë dhe me gjith ata tifoz pas shpinës së tyre që janë të gatshëm të bëjnë çmos, ata duhet te luajn me gjith zemër dhe të jenë të gatshëm të japin frymën e tyre të fundit në fushën e gjelbërt.

Mos interesimin tonë ndaj rezultateve e kemi treguar disa herë, por mbajeni mend mirë këtë: NEVE NUK NA DUHEN KUFOMA QË ECIN E QË NUK MERITOJNË TË MBROJNË NGJYRAT TONA, NA DUHEN LOJTARË QË LUAJNË ME GJITHË ZEMËR!”, thuhet në njoftimin e “Ballistëve”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *