Home / Lajme / Maqedoni / Banditët sllavo-maqedonas të mos luajnë me figurën e Adem Jasharit

Banditët sllavo-maqedonas të mos luajnë me figurën e Adem Jasharit

20 prill-“Sa i përket gënjeshtrës se thënë pas 17 vjet për Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, janë më shumë se gënjeshtra, se për ndryshe këto gjëra do të thuheshin në vitin 1998. Çka i shtyri këta banditë që të merren sot me këto gjëra monstruoze, e dinë vetëm ata. Qëllimi jo vetëm i shovinistëve sllav, por edhe i mohuesve të gjenocidit serb në Kosovë, Kroaci e B e H, vazhdojnë të jetë denigrimi i Luftës Çlirimtare të shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore”, shprehet Krasniqi.

“Po të kishte çmim Nobel për liri ai do t´i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”. Kështu është shprehur diplomati i njohur franzec Bernar Kushner për komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij.

Vlerësime të larta për figurën e tij janë bërë edhe nga personalitete të shumta botërore, ndërsa për cudi figura e tij përdhoset nga disa pseudo politikan dhe gazetar maqedonas të cilët në radhë kanë probleme me indetitetin e tyre.

Kjo u zbuluar nga afera e përgjimeve në Maqedoni.

Në bisedën e fundit të zbuluar nga udhëheqësi i opozitës në vend, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dëgjohet duke e ofenduar Adem Jasharin si njeri me “gjashtë gishta” (një shenjë e djallit në traditën e disa vendeve), “mutant” dhe “pjellë e incestit”.

Ndërsa, disa javë më parë, figuara e komandantit legjendar Adem Jashari u denigrua cuditërisht nga një televizion shqiptar në Maqedoni.

Në një emision joprofesional, skandaloz dhe fyes për shqiptarët i drejtuar nga Vasko Eftov luftën e Kosovës në vitin 1999 e rrëfeu në mënyrë të njëanshme duke u bazuar kryekëput në vizurën e propagandës serbe, ku munguan protagonistët kryesor, shqiptarët e Kosovës.

Eftov i dha mundësi ish shefit të shërbimit sekret ushtarak serb, Stevan Gjoroviq, për të dezinformuar, fyer dhe shpërlarë trurët shqiptarëve të Maqedonisë duke u rrëfyer gënjeshtrat me bisht të propagandës antishqiptare serbe për luftën në Kosovë.

Gjuroviq shpif se kinse Jashari në përpjekje për të çarr rrethimin e forcave serbe është maskuar si femër duke veshur dimi grash. Fyerje më e rëndë për shqiptarët s’do të mund të kishte shpikur Gjuroviq. Heroi i luftës së Kosovës përpiqet t’ua paraqet shqiptarëve si burracak, i cili kinse për të shpëtuar jetën e vet, vesh dimi grash.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi thotë për agjencinë e lajmeve INA se përpjekjet shoviniste sllavomaqedonase për ta denigruar figurën e Adem Jasharit janë tentavita të ulta dhe jo njerëzore.

“Sa i përket gënjeshtrës se thënë pas 17 vjet për Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, janë më shumë se gënjeshtra, se për ndryshe këto gjëra do të thuheshin në vitin 1998. Çka i shtyri këta banditë që të merren sot me këto gjëra monstruoze, e dinë vetëm ata. Qëllimi jo vetëm i shovinistëve sllav, por edhe i mohuesve të gjenocidit serb në Kosovë, Kroaci e B e H, vazhdojnë të jetë denigrimi i Luftës Çlirimtare të shqiptarëve në trojet e tyre stërgjyshore”, shprehet Krasniqi.

Ndërkaq, gazetari dhe analisti shqiptar, Ruben Avxhiu thotë se, elita maqedonase është përpjekur në vite të imitojë fqinjët e saj edhe në përbuzjen ndaj shqiptarëve duke i paraqitur si të pacivilizuar përkrah popullit maqedonas që është një nivel tjetër.

Ai thotë se ministrija Jankullovska nuk fyeu thjesht politikisht shqiptarët. “Ajo e fyeu Adem Jasharin nga morali i familjes. Moralin e një familje që u masakrua pa mëshirë deri te fëmijët e moshës më të njomë. Fëmijë që patën më pak vite jetë se gishta të dorës”, shprehet ai.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *