Home / Lajme / Maqedoni / Basha takon Menduh Thaçin, diskutohet situata politike në Maqedoni (VIDEO)

Basha takon Menduh Thaçin, diskutohet situata politike në Maqedoni (VIDEO)

Tiranë, 09 Prill – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, në një takim, ku u diskutua për situatën politike në Maqedoni.

Kryetari Basha, rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për kauzën e drejtë të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe përmirësimin e statusit të tyre ekonomik dhe shoqëror, transmeton Televizioni Koha.

Sipas njoftimit për media të selisë blu, Basha ka shprehur mbështetjen e PD-së për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nxit pa asnjë rezervë bashkëpunimin mes dy partive shqiptare në Maqedoni, transmeton Televizioni Koha.

Duke shprehur këtë qëndrim, Basha tha se bashkëpunimi mes dy partive shqiptare në Maqedoni është në përputhje të plotë me vizionin e Partisë Demokratike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë në frymën e integrimit europian dhe euroatlantik të vendit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *