Home / Lajme / Maqedoni / Bashkësia Lokale e fshatit Poroj nderon Mujdin Aliun (VIDEO)

Bashkësia Lokale e fshatit Poroj nderon Mujdin Aliun (VIDEO)

Tetovë, 14 Prill – Nga bashkësia lokale thonë se ata ndjehen krenarë që në mesin e tyre ka pasur një djalë që ka ditur që ti dalë zot atdheut në raste kur ka pasur nevojë.

Me rastin e 16 vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit Mujdin Aliu sot Bashkësia lokale e fshatit Poroj në mënyrë të organizuar ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të këtij fshati dhe tek busti i dëshmorit Mujdin Aliu.

Nga bashkësia lokale thonë se ata ndjehen krenarë që në mesin e tyre ka pasur një djalë që ka ditur që ti dalë zot atdheut në raste kur ka pasur nevojë.

Para të pranishmëve një fjalë përshëndetëse mbajti antari i bashkësisë lokale Kasam Zejneli, njofton Televizioni Koha.

Sot është 16 vjetori i rëniës së dëshmorit të kombit Mujdin Aliu nga fshati Poroj në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e Koshares.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *