Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon rikthimin e agjendës evropiane

BDI kërkon rikthimin e agjendës evropiane

23 prill-Prandaj BDI kërkon përfundim sa më të shpejt të krizës në mënyrë që ta rikthejmë agjendën EuroAtlantike si prioritet të aktiviteteve tona. Mysafirët shprehën interes për krizën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, çështjen e emrit,incidentin në Goshincë, Marrëveshjen e Ohrit si dhe për çështje të tjera.

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i partisë z. Ali Ahmeti, ka pritur delegacionin e Këshillit Evropian përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, i cili përbëhet nga përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të BE. 

Ky organ punues i Bashkimit Evropian ka rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe rajonin në drejtim të percepcioneve të gjithëmbarshme në Bashkimin Evropian ndaj zhvillimeve të përgjithshme në vend dhe rajon. Kryetari Ahmetu ju uroi mirëseradhje mysafirëve dhë elaboroi qëndrimet e BDIsë mbi krizën aktuale politike si dhe domosdoshmërinë e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ahmeti ripërsëriti shqetësimin për krizën politike në vend duke thënë që BDI ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar ta lehtësoj dialogun politik me përfshirjen e të gjitha palëve.Gjithashtu, BDI ka kërkuar monitoring të procesit gjyqësor nga ana e ekseprtëve ligjor dhe të hetuesisë nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të garantohet kredibiliteti i procesit dhe të përfitohet besueshmëria e palëve. Zgjidhja duhet të jetë rezultat i dialogut politik të partive në vend me ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtar. Krizën politike në vend përpiqen që ta shfrytëzojnë grupe të ndryshme për qëllime që skanë të bëjnë me stabilitetin, sigurinë, paqën, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, e aq më pak integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. BDI është përkushtuar që të punon me konstruktivitet për dajle nga kriza dhe do të kontribuon në zgjidhje dhe jo në thellim të krizës. Prandaj BDI kërkon përfundim sa më të shpejt të krizës në mënyrë që ta rikthejmë agjendën EuroAtlantike si prioritet të aktiviteteve tona. Mysafirët shprehën interes për krizën politike në vend, marrëdhëniet ndëretnike, çështjen e emrit,incidentin në Goshincë, Marrëveshjen e Ohrit si dhe për çështje të tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *