Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Nivel i ulët komunikimi mes Veljanoskit dhe Jankullovskës

BDI: Nivel i ulët komunikimi mes Veljanoskit dhe Jankullovskës

7 prill-Por, fakti që nuk distancohen ndoshta e flet edhe e vërteton këtë që them se është niveli i ulët i komunikimit dhe përgjegjësia qoftë morale etike, ju takon atyre që komunikojnë me atë nivel’ Talat Xhaferi, kordinator i BDI-së.

Njerëz me nivel të ulët komunikimi që vetë duhet të mbajnë përgjegjësi morale dhe politike. Kështu u është kundërpërgjigjur BDI-ja kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ministres së brendshme Gordana Jankullovska, të cilët në bisedën e tyre, të cilën e publikoi opozita deputetët e BDI-së i kishin quajtur indianë. Xhaferi madje thotë se fakti që Jankullovska dhe Veljanovski deri tani nuk u distancuan nga bisedat e publikuara, le të kuptohet se ato janë autentike.

“Normal që nuk pajtohemi me ashtu mënyre komunikimi. Ne si deputet jemi angazhuar që të përmbushim përcaktimet tona programore dhe të kryejmë punën tonë të cilën na e kanë besuar zgjedhësit tonë dhe për këtë arsye mendojmë që koment më të thukët dhe më të tepër s’do përpos konstatimit edhe një herë se është nivel i ulët i komunikimit, në veçanti kur bëhet fjalë për bartës të funksioneve, nëse vërtetohet autenticiteti i bisedës se janë ata. Por, fakti që nuk distancohen ndoshta e flet edhe e vërteton këtë që them se është niveli i ulët i komunikimit dhe përgjegjësia qoftë morale etike, ju takon atyre që komunikojnë me atë nivel’ Talat Xhaferi, kordinator i BDI-së.
Pos Xhaferit asnjë nga deputetët e VMRO DPMNE-në nuk komentuan bombën e opozitës, që kishte të bëjë me votimin e tyre në parlament për mbylljen e rasteve të Hagës nëpërmjet ligjit për amnisti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *