Home / Lajme / Rajon / BE dënon deklaratat e Edi Ramës

BE dënon deklaratat e Edi Ramës

8 prill-Deklarata e KE-së vjen pasi kryeministri shqiptar Edi Rama në televizionin Klan Kosova mes tjerash kishte deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të jenë të detyruara të bashkohen nëse BE-ja nuk hap rrugë për integrimin evropian dhe heqjen e vizave për Prishtinën

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës, duke thënë se janë të papranueshme provokimet pasi vendet e Ballkanit Perëndimorë po përparojnë secila me tempon e vet drejt integrimit në BE. Kështu është shprehur Maja Kocjançiç, zëdhënëse e përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian Fredika Mogerini dhe Johanes Han, duke theksuar se përparimi drejt BE-së përfshijnë bashkëpunimin rajonal, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, njofton B92. Deklarata e KE-së vjen pasi kryeministri shqiptar Edi Rama në televizionin Klan Kosova mes tjerash kishte deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të jenë të detyruara të bashkohen nëse BE-ja nuk hap rrugë për integrimin evropian dhe heqjen e vizave për Prishtinën.(koha)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *