Home / Lajme / Maqedoni / Biseda e plotë mes Musa Xhaferit dhe Mijallkovit për punësimet në “SGS”

Biseda e plotë mes Musa Xhaferit dhe Mijallkovit për punësimet në “SGS”

30 prill-“Ka disa anëtarë të PDSH-së në Çair, më kanë treguar se punojnë në atë agjencion”, dëgjohet zëri i Musa Xhaferit, në bisedë me njeriun e DSK-së, Sasho Mijallkov.

Në njërën bisedë që e ka publikuar LSDM-ja e që pretendon se është ndërmjet Sasho Mijallkovit dhe Musa Xhaferit, ata bisedojnë për atë se në kompaninë e sigurimit SGS, janë punësuar disa anëtarë të PDSH-së së Çairit, për të cilët zëvendëskryeministri Xhaferi, kërkon që të largohen nga puna.

“Ka disa anëtarë të PDSH-së në Çair, më kanë treguar se punojnë në atë agjencion”, dëgjohet zëri i Musa Xhaferit, në bisedë me njeriun e DSK-së, Sasho Mijallkov.

“I kam thënë Beqir Asanit le të m’i jap emrat e atij që t’i largoj nga puna, ai nuk m’i ka dhënë emrat, unë e di se ka të punësuar që nuk janë BDI”, dëgjohet të thotë Mijallkov, transmeton SHENJA.

Ja biseda e plotë:

MXH: Në atë agjencinë për sigurim…

SM: Po.

MXH: SMS, nuk e di si quhet…

SM: SGS.

MXH: E. Paska disa anëtarë, kështu aktivistë të shquar të PDSH-së nga Çairi, por edhe disa që përndiqen…

SM: E di.

MXH: Më kanë thënë se punojnë për atë agjenci.

SM: Do ta zgjidhim atë punë shpejt.

MXH: E ashtu. Ose për shkak të asaj….

SM: Unë prita të më tregojnë emra dhe ende nuk më kanë dhënë emra. Mua më thanë se do t’I largojmë, intervenuan prej diku tjetër, nga ai i juaji, nga ky…

MXH: Sepse ata…

SM: Prej te ky bre, nga ai i juaji në Çair…

MXH: Aaa… Mua më kanë thënë se ata janë, pa marrë parasysh, ata janë, nuk mund të jenë të gjithë prej BDI-së. Por nëse e dinë se janë problematikë…

SM: Jo bre, do të jenë të BDI-së, pse mos të jenë? Do të jenë të BDI-së pse mos të jenë BDI.

MXH: Por ata nuk mund të jenë BDI, ata janë

SM: Nuk janë BDI. Mua më treguan, por unë nuk e di kush çka është. Dhe duhej ky i juaji nga Çairi, si e quanin?

MXH: Njëri prej tyre…

SM: Si quhej ky nga Çairi?

MXH: Si?

SM: I juaji që është kryesori në Çair, si quhej?

MXH: Aha, Asani!?

SM: Jo bre Kacani, ky, aii, nuk mundem të ja shqiptoj emrin…

MXH: Eee, kryetar i degës, apo si po mendon

SM: Atje që e është njeriu juaj kryesor dhe që është i afërt me Aliun.

MXH: Por ai është, te ne për momentin kryetar i degës ëshët Beqir Asani…, kurse ai tjetri…

SM: E Beqo, po. Për Beqon po foli.

MXH: Edhe tjetri poashtu quhet Asani, që ishte, që mori pjesë në vitin 2008 dhe ka fletëarrest, për atë…

SM: Jo, jo. Më dëgjo tani.

MXH: Asani quhet me mbiemër.

SM: Beqir Asani, i juaji?

MXH: Jo, jo edhe tjetri e ka mbiemrin Asani.

SM: Nuk po më kupton. Beqir Asani i juaj, përmes njerëzve që i njoh, më tregoi për këtë punë. Inë i thash okej, ata njerëz do të largohen, mi jepni emrat. Edhe Beqo i juaji duhej të mi japë emrat dhe unë nuk i mora emrat. Mi tregoni, mi jepni emrat e atyre njerëzve, që të largohen, më kutin.

MXH: Okej.

SM: Unë e di se ka njerëz, por nuk i di me emër. Mi jepni emrat.

MXH: Okej.

SM: Më kupton?

MXH: Okej.

SM: E ashtu.

MXH: Hajt dëgjohemi nesër. Çao, çao.

SM: Në rregull, hajt.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *