Home / Lajme / Maqedoni / “Bomba” e 15-të e Zaevit në ora 14.00

“Bomba” e 15-të e Zaevit në ora 14.00

1 prill-
Në përgjimin e publikuar, tregohet se si Gruevski ka kërkuar ndryshime të planeve urbanistike në një komunë duke përvetësuar dy parcela toke publike që kapin shifrën e 5 milionë eurove.

Opozita në Maqedoni do ta publikoj sot në ora 14.00 në Kumanovë, bombën e 15 të skandalit të përgjimeve. Kreu i LSDM Zoran Zaev ditë më parë u shpreh se përgjimet , dëshmojnë se ndershmëria e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski është vetëm farsë që fsheh fytyrën e tij të vërtetë.

Në përgjimin e publikuar, tregohet se si Gruevski ka kërkuar ndryshime të planeve urbanistike në një komunë duke përvetësuar dy parcela toke publike që kapin shifrën e 5 milionë eurove.

Pastaj ka marr provizion miliona euro nga firma kineze për ndërtimin e dy autostradave.

Lideri i opozitës edhe njëherë kërkoi dorëheqjen e Gruevskit dhe formimin e Qeverisë kalimtare që do të organizonte zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *