Home / Lajme / Maqedoni / Bomba e 16 – Jankullovska ofendon shqiptarët (VIDEO)

Bomba e 16 – Jankullovska ofendon shqiptarët (VIDEO)

Kumanovë, 02 Prill – LSDM nga Kumanova sot ka publikuar “bombën” 16 duke lëshuar biseda të përgjuara lidhur me manipulimet gjatë zgjedhjeve të fundit lokale në këtë komunë.

Në Kumanovë LSDM ka publikuar “bombën” 16 duke lëshuar biseda për të cilat thonë se janë mes Gordana Jankullovkës dhe tentimet e saj për t’a keqpërdorur elektoratin e Kumanovës.

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë në Kumanovë ka zbuluar me përgjimet e sotme edhe tradhtinë që u kishte bërë funksionari i tyre, Viktor Cvetkovski.Njëra nga bisedat e publikuara sot, tregon komunikimin mes ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe Cvetkovskit, i cili deri në vitin 2013 ishte kryesues i Këshillit Komunal të Kumanovës.

Ata flasin për votat që Cvetkovski i kishte premtuar VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në bisedën telefonike dëgjohet zëri i Jankullovskës. Ajo thotë se do të flasë me bartësin e listës së “GROM-it”, për të cilin thotë se ai ka disa “banditë” atje si vetë për t’iu siguruar vota. Në një bisedë tjetër ajo thotë se ka siguruar 75 mijë euro për serbët e Kumanovës , ndërkaq më vonë lajmërohet për tu vërtetuar se paratë kanë shkuar tek serbët, apo tek, siç thotë ajo te “shiptarite” – duke iu referuar shqiptarëve.

Në fund të “bombës” numër 16 në Kumanovë, përfaqësuesit e LSDM-së theksuan se kumanovarët nuk lejuan të realizohen në teren “Qytetarët e Kumanovës nga të gjitha bashkësitë etnike i thanë jo krimit të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevski. Kumanovarët nuk kanë lejuar të kalojnë kësi lloj skenarësh dhe nuk do lejojnë as në të ardhmen”, tha Martin Kosotvski, kryetar i degës së LSDM-së në Kumanovë.

Në këtë press konferencë u publikuan edhe biseda mes Jakullovkës dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-s në Kumanovë, ku ata bisedojnë se si të pengojnë aktivitetet e LSDM-së në ditën e zgjedhjeve. “Gjithçka është rregulluar deri në detaje, deri në imtësira. Ne e bëjmë këtë më mirë se komunjarët”, thotë zëri i Jankullovskës, duke folur për bartjen e organizuar të votuesve me mjete transporti, si dhe për të penguar LSDM-në.

Në bisedën tjetër të përgjuar, flasin ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe zv.kryeministri Vladimir Peshevski. Ata flasin për atë sesi të pengohen aktivistët e LSDM-së në organizimin e transportit të votuesve në qendrat e votimit. Peshevski i kërkon Jankullovskës që të japë urdhër për ndalimin e makinave që marrin pjesë në transportin e votuesve të LSDM-së, me arsyetimin e kontrollit teknik. Jankullovska, fillimisht, shprehet e hezituar në lidhje me këtë propozim, por më pas thotë se kjo është gjëja më e lehtë për t’u bërë, pavarësisht se në fillim do të shprehej se “kjo përbën ndërhyrje e vrazhdë në procesin zgjedhor”. Ministrja thotë se “ne kemi metoda edhe më të mira për t’i ndaluar votuesit e LSDM-së që të shkojnë në zgjedhje”, por nuk i saktëson ato.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *